Nesër në “Bixhoz me dashurinë”/ Shivai i shpreh ndjenjat Anikës

 

Shivai nuk lidhet dot me Anikën në telefon dhe fillon të marrë në konsideratë idenë e gjyshes për ti shkruar asaj një letër. Ai mendon se në këtë mënyrë do ta ketë më të lehtë të shprehet. Om mendon për Gorin dhe trishtohet. Personat e pranishëm e pyesin Om nëse mërzitet për Gorin.

Ata thonë se Gori duket si një vajzë nga një fshat i vogël dhe nuk ka aspak lidhje me botën e tij si artist. Om u thotë se nuk duhet të shqetësohen për Gorin pasi ajo është shumë rehat me veten e saj. Ata i thonë Omkarës se ata te dy bashkë nuk do mund të jenë kurrë ne rregull pasi jane dy bote te ndryshme.

Ajo i thotë Omkarës se Gori u lëndua shumë nga kjo që ndodhi dhe prandaj nuk duhet të kishte ardhur fare në ekspozitë. Om mendon me vete se pikërisht per këtë arsye nuk donte qe Gori të vinte aty, por ajo erdhi gjithsesi. Shivai i kërkon Khanës që ti sigurojë letrën më të mirë në botë. Khana i thotë se po sillet çuditshëm. Pinki përballet me Svetlanën dhe i kërkon asaj që të mos shtiret më dhe i thotë se mbase edhe mund ta ndihmojë.

Shivai fillon të shkruajë letrën për Anikën. Gjyshja e shikon duke shkruar dhe e ngacmon për faktin që po shkruan letër sikurse i ka thënë ajo. Shivai i kërkon gjyshes që të largohet pasi nuk mund të shkruajë në praninë e saj. Shivait nuk i pëlqen shkrimi i tij dhe vendos që të bëjë një videomesazh ku shpreh ndjenjat e tij. Shivai fillon duke i thënë Anikës se i vjen keq që nuk ka mundur më parë ti shprehë ndjennat.

Shivai vendos ti tregojë Anikës gjithë historinë e tyre të dashurisë sipas këndvështrimit të tij. Ai kujton herën e parë kur janë takuar se si ajo i ka thyer xhamin e makinës dhe egon e tij. Më pas incidentin me bajgen e lopës, lagjet me ujë dhe gjithë zënkat e tyre. Se si u martuan rastësisht, por ndërkohë kuptoi se nuk mund të jetonte pa të dhe ajo ishte personi që i mësoi se asgjë nuk ka rëndësi veç ndjenjave të tyre. Shivai i thotë Anikës se nuk i thotë dot “të dua” pasi mendon qe këto fjalë nuk tregojnë gjithë dashurinë që ai ndjen brenda vetes.

Ai i thotë se ndihet njeriu më me fat në botë me të pranë dhe do ti sjellë aq shumë buzëqeshje në jetën e saj, sa do të harrojë lotët. Rudra kujton Bavjën dhe fjalët e saj dhe mbyll telefonin pa folur me të. Gori qan e dëshpëruar. Om e shikon, por ajo largohet. Gori mendon për lidhjen e saj me Om dhe vret mendjen se çfarë do të ndodhë me ta.

Ajo është e bindur se sado të përpiqet gjithmonë do të ketë një hendek të madh mes tyre. Svetlana lëndon sërish Tixh dhe e kërcënon që të mos tregojë gjë. Xhanvi nuk duron dot ta shikojë ashtu Tixhin. Shakti i thotë Pinkit se e ka parë duke folur me Svetlanën dhe e paralajmëron që të mos bëjë ndonjë gabim. Shakti i thote se gjithçka që po ndodh është faji i saj. Pinki i thotë ta lërë të bëjë vetë çfarë të dojë meqënëse të gjithë i kanë kthyer shpinën. Xhanvi nuk duron dot më dhe i thotë Svetlanës të mos shtiret më pasi e di të vërtetën.

Na ndiqni sërish nesër për episodin e rradhës në “Bixhoz me Dashurinë”. ©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...