Nesër në “Bixhoz me dashurinë”/Gori pranon të martohet me Axhajin

Anika zbulon fytyrën dhe rreh Donin. Të gjithë duartrokasin për Anikën. Don i kërcënon me armë. Anika dhe Shivai zihen.

Don kërkon dhëmbët dhe kërcënon se do vrasë Shivain. Anika arrin t’ja marrë armën Donit dhe ja jep Bavjas. Bavja ja drejton armën Donit. Rudra ja merr armën Bavjas dhe kërkon të bëjë foto.

Avioni është në rrezik pasi piloti humb ndjenjat. Shivai i tregon Anikës se dhëmbët kanë diamante dhe Don dhe halla do futen në burg për kontrabandë. Oberoit gjejnë provat dhe vendosin t’i djegin. Abaj vendos t’i marrë para se ata t’i djegin. Tanja ndihmon Abajin.

Gori nuk pranon të martohet me Axhajin dhe i thotë se e dashuron bashkëshortin e saj. Riças i prishet martesa. Gori ndihet në faj dhe mendon propozimin e Axhajit. Riça i tregon Gorit se nuk mund të martohet me dikë tjetër sepse është shtatzënë.

Gori dhe familja e saj shkojnë të bisedojnë me familjen e dhëndrit. Om i ndjek pasi nuk ka besim tek Axhaj. Axhaj kërkon të martohet me Gorin. Mamaja e Gorit i thotë se ajo është e martuar. Axhaj i thotë se bashkëshorti e ka lënë Gorin.

Mamaja e saj tronditet dhe nuk pranon që Riça të martohet në një familje të tillë. Gori ndalon mamanë dhe pranon të martohet me Axhajin. /revistawho.com

Facebook Comments
Loading...