Nesër në “Bixhoz me dashurinë”/ Bavja merr një propozim për martesë dhe është shumë konfuze

Shivai bisedon me Rudrën pasi ai është shumë i shqetësuar duke menduar për diferencën e moshës me Bavjën. Shivai i thotë atij se nuk duhet ta mbajë mendjen aty dhe mosha nuk ka aspak rëndësi pasi është e qartë që ajo ka arritur të krijojë një vend special në jetën e tij.

Rudra i thotë se është shumë ethjeshtë ta thuash, por ai vetë nuk i heq dot nga mendja këto gjëra. Shivai i kujton kohërat kur ai dhe Om i bënin moral për faktin që këmbëngulte aq shumë pas mbiemrit dhe prejardhjes, por më në fund ai e kuptoi se në fund të fundit e rëndëishme është vetëm njeriu që ke pranë dhe asgjë tjetër.

Shivai e këshillon atë të dëgjojë zemrën dhe jo mendjen, pasi vetëm ajo të drejton në rrugën e duhur. Shivai shikon dhe njëherë videomesazhin që ka bërë. Rudra mendon për Bavjën, ndërsa Om për Gorin. Shivai bisedon me Gorin dhe i thotë se gjithçka është gati dhe duhet të niset. Ajo i rrëfen se ndihet shumë nervoze.

Shivai i thotë se duhet ta marrë si një sfidë këtë gjë dhe është i bindur se pas kësaj Om dhe gjithë bota do të surprizohen prej saj. Gori dhe Shivai bien dakord që të mos i tregojn askujt për planet e tyre, për momentin. Halla e Anikës vjen në vilën Oberoi dhe mahnitet kur shikon se ku jeton Anika. Pinkin e përzë atë nga shtëpia, por Shivai e ndalon dhe e fton brenda.

Gori i thotë Omkarës se po largohet pasi ka një punë, por nuk i tregon më shumë. Halla dhe persona të tjerë nga lagja, han ushqim në vilë. Halla i thotë se të gjithë kanë ardhur për të ndjekur martesën e Anikës. Shivai i mirëpret të gjithë në shtëpi dhe gjyshja habitet se sa shumë ka ndryshuar ai. Gjyshja përgëzon Shivain dhe ai i thotë se ka mësuar se paratë të bëjnë të pasur ose të varfër, por jo të madh apo të vogël. Halla i thotë Shivait se duhet të flasin sëbashku.

Shivai bisedon me hallën dhe e pyet se sa para dëshiron që ti japë atij dhe Anikës kujdestarinë e Sahil. Halla bën si e vështirë dhe i thotë se nuk dëshiron të lërë nipin e saj. Shivaii e presionon duke i kërkuar një shifër. Pinki acarohet dhe i thotë Shivait se nuk do të lejojë që të harxhojë para për të tilla gjëra. Madje ajo hedh idenë se Anika mund të jetë e përfshirë në këtë plan për ti zhvatur para. Halla i kërkon Shivait një pension mujor, një shtëpi më të mirë dhe që të pranojë para të gjithëve se ajo është familjare e tij.

Shivai pranon, që në këmbim të marr kujdestarinë e plotë të Sahil. Komisari bisedon me Bavjën si të ishte vajza e tij dhe i thotë se tashmë është koha që edhe ajo të krijojë familjen e saj, prandaj ka menduar që ta prezantoj me një djalë të mirë.

Bavja mendon për Rudrën, por më pas pranon që të takojë djalin në fjalë për tu njohur. Gjyshja pyet Rudrën se pse është larguar papritur Bavja. Rudra acarohet dhe i thotë se ajo bën gjithmonë këtë gjë. Gjyshes i bën përshtypje që ai është afektuar kaq shumë nga largimi i saj. Bavja takon Manav. Rudra i thotë Çabit se bëri gabim që nuk tha asgjë kur Bavja foli për diferencën e tyre në moshë.

Çabi it hot se nuk ka asnjë problem; ajo është e zgjuar dhe e bukur, e kështu do të marrë kontrollin në lidhjen e tyre. Rudra mundohet të pushojë, por i mungon shumë Bavja dhe nuk gjen qetësi. Rudra del me një vajzë tjetër për të larguar mendjen, por nuk ja del dot mbanë dhe largohet në mes të takimit. Bavja i kërkon Manav që t’i japë pak kohë për të menduar.

Bavja mendon për Rudrën, ndërsa ai mendon ta marrë në telefon, por më pas pret që ta bëjë ajo hapin e parë.

Na ndiqni sërish nesër për episodin e rradhës në “Bixhoz me Dashurinë”.

Facebook Comments
Loading...