Nesër në “Bija Ime”/ “Ëjky i kërkon Xhandanit të martohet me Demirin” –Episodi 15

Xhemil dhe Xhandan miqësohen me njëri tjetrin. 

Uur i propozon Demirit të hapin një dyqan. Ai vendos të ndryshojë pasi është dashuruar. Uur i kërkon nënës gjithë kursimet e jetës për të hapur dyqanin. Ajo pranon edhe pse me mëdyshje.

Ilajda i vjedh Ëjks fletoren ku ajo ka rrëfyer rreth sëmundjes. Iljada dhe Ëjky zihen sërish. 

Xhandan fton Demirin dhe Ëjkyn për darkë. Demir pranon , por nuk ka para.

 Ilajda shantazhon Ëjkyn duke përdorur sëmundjen e saj dhe i kërkon Ëjkys të bëjë çdo gjë që ajo i kërkon.

Mësuesja shikon Uurin duke marrë Ëjkyn nga shkolla dhe duke u shtirur si babai i Ëjkys. Femra që do Uur e kupton se ai e ka mashtruar. Mësuesja urdhëron Demirin të marrë Ëjkyn nga shkolla.

 Xhandan takohet me Demirin dhe Ëjkyn. 

Djemtë e shkollës e kanë vënë në lojë Asunë. Demir dhe Xhemal kanë ndërhyrë për ta shpëtuar. 

Një nga punonjësit e Xhemalit mashtron Uurin duke i thënë se është duke shitur një dyqan. Ëjky fillon të thur ëndrra për martesën e Xhandanit me Demirin. Ajo i kërkon Xhandanit që të martohet me Demirin.

Demir mbetet pa para pasi paguan faturën e restorantit. 

Njeriu i Xhemalit i kërkon Uurit gjithë pasurinë e të ëmës për t’i shitur dyqanin dhe ai pranon. 

Demir fajëson Ëjkyn për gjendjen e vështirë ekonomke. Ëjkysë i thyhet zemra. Ajo gris letrën ku i rrëfen për sëmundjen e saj. Demir i kërkon falje Ëjkys duke e sqaruar se nuk ka patur kurrë një figurë prindërore për ta mbajtur  si shembull.

Xhemal tenton të largojë Asunë nga jeta e natës./@gazetapaloma

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Bija Ime”

Facebook Comments
Loading...