Nesër në “Bija Ime”/ “Demir largohet nga shtëpia e Xhandanit” –Episodi 12

Uurin e ngacmojnë në burg. Xhemal i vihet pas Xhandanit. Personi që është ofruar të blejë shtëpinë e Xhandanit është Murat. Avokati këshillon Uurin që të dëshmojë kundër Zhiletit në mënyrë që t’a nxjerrin nga burgu. Demir i ofron Uurit që të nisin një punë të ndershme. Mertxhan puth Ëjkyn në faqe dhe Demir bëhet xheloz. Nëna e Merxhanit i kërkon falje Demirit që ka folur keq për të. Demir e kupton se Ëjky i ka fshehur diçka. Demir rregullon tubat e ujit që janë prishur në shtëpi. Ai mërzitet kur mëson se pronari i ri i shtëpisë është Mert dhe vendos të shpërngulet menjëherë me Ëjkyn. Ëjky mërzitet nga ndarja me Xhandanin dhe Demir nuk e lejon të takohet më me të. Demir debaton me Xhemalin dhe e kërcënon të qëndrojë larg Ëjkys. Xhemal ende dashuron Asun, por njëkohësisht dëshron të marrë hak prej saj. Ai ndjek pas Ëjkyn jo për të marrë hak ndaj Demirit, por sepse mendon që ajo është vajza e tij. Demir dhe Ëjky kalojnë natën në një hotel. Ëjky zhgënjehet kur kupton se Demir e ka gënjyer. Demir i tregon gabimisht se nëna e saj e ka braktisur. Ëjky dëshpërohet, por zgjedh të mos e besojë. Demir i premton Ëjkys se nuk ka për t’a gënjyer më. 

Xhandanit i bëhet qejfi kur kupton se Demir ka rregulluar tubat e ujit për të. Demir vendos të heq dorë nga Xhandan, sepse e di që ajo nuk meriton t’a gënjejnë. 

Uur del nga burgu, por i mban qëndrim Demirit. Demir i kërkon falje dhe ai e fal. Ai ka shitur makinën për të paguar avokatin. 

Xhandan hap një klinikë të re veterinare. Xhemal shpërngulet në ndërtesën ku Xhandan ka hapur klinikën. /@gazetapaloma

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Bija Ime” 

Facebook Comments
Loading...