Nesër në “Bija Ime”/ “A është Ëjky vajza e Demirit?” –Episodi 13

Xhemal ka bërë një mik të pasur në burg duke i shpëtuar atij jetën i cili e ndihmon në hakmarrjen ndaj Demirit.

Demir bën një listë të ish të dashurave që mund të jenë nëna e Ëjkys, por përjashton Asun nga lista. Asu nuk e ka rritur vetë Ëjkyn pasi nuk ka dashur të jetë një influencë e keqe për të. 

Uur dashurohet me tezen e një prej shokëve të klasës së Ëjkys. Ai shtiret sikur është babai i Ëjkys.

Demir takon gjithë ish të dashurat përveç Asusë dhe verifikon se asnjëra nuk është nëna e Ëjkys. Ai nuk i përgjigjet telefonatave të Xhandanit. Ëjky mashtron mësuesen duke i thënë se është shpërngulur në një shtëpi me Demirin. Demir nuk e lejon Ëjkyn të flasë me Xhandanin. 

Xhemal flirton me Xhandanin. Xhandan i shmanget Muratit. Asu dhe Xhandan përplasen me njëra tjetrën, ndërsa Asu viziton Xhemalin. 

Demir i tregon Ëjkys se ka rigjetur tezen e saj dhe ajo i ka treguar se po i fshihet një sekret. Asu i thotë Xhemalit se Ëjky nuk është vajza e tij, por e Demirit. Ëjky mashtron Demirin duke i thënë se tezja e ka braktisur pasi ajo është bërë shkak për djegien e shtëpisë. Demir i premton Ëjkys se nuk ka për t’a braktisur. 

Xhandan nuk arrin të takohet me Ëjkyn por shikon Demirin në shkollë. Demir detyrohet t’i tregojë Xhandanit se po jeton në hotel me Ëjkyn dhe është shpërngulur prej Mertit. 

Doktori nis ngritjen e fondeve për kërkime rreth sëmundjes që ka Ëjky.  Uur i shkon për vizitë Demirit në hotel ndërsa ai është me Xhandanin. Demir arrin t’i shpëtojë situatës duke larguar Demirin./ @gazetapaloma

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Bija Ime”

Facebook Comments
Loading...