Në prag të Eurovizionit mediat izraelite thumbojnë shqiptarët: Përmendin bunkerët dhe diktatorin Hoxha

Edhe pak javë na ndajnë nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion që do të mbahet në Izrael. Këtë vit, vendi ynë do të prezantohet përmes këngëtares Jonida Maliqi me këngën e titulluar “Ktheju Tokës”.

Related image

Por edhe pse në prezantimet e para ka patur një impakt pozitiv për Shqipërinë, thumbimet dhe ironitë nga mediat izraelite nuk kanë munguar.

Përmes një kronike të transmetuar në televizionin KAN për pjesëmarrjen e Shqipërisë në festivalin më të rëndësishëm të muzikës, shfaqen imazhet e bunkerëve dhe të diktatorit Hoxha.

Ndër të tjerash në kronikë shqiptarët përshkruhen nga moderatorja si ballkanas që i bëjnë klipet e tyre të shtrenjta dhe me kështjella.

Risjellja në vemendje e interpretimeve të mëparshme në Eurovizion të Rona Nishliut apo Kejsi Tolës nuk kanë munguar.

 

Për më shumë shihni të plotë videon më poshtë: 

Burimi: Gazeta Shqiptare

Facebook Comments
Loading...