Ndihmë, ky është trupi im?

A ju ka ndodhur ndonjëherë edhe ju? Je duke dalë për një takim dhe kur vesh xhinset e tua të preferuara, nuk mund t’i kopsitësh dot. Ose je duke vrapuar në fushë duke luajtur dhe kofshët të fërkohen në një mënyrë që ska ndodhur më parë? Shikohesh në pasqyrë dhe duket sikur poret të kanë marrë peng fytyrën.

Nëse je ndjerë pak e shkëputur nga trupi yt, nuk je i/e vetmja!

Të rritesh

Shumica prej nesh janë të përgatitur të përballen me ndryshimet e dukshme gjatë proçesit të rritjes. Vajzat presin që tju rritet gjoksi dhe djemtë të bëhen më muskuloz. Por trupi shpesh përjeton ndryshime të tjera, përpara, gjatë dhe pas pubertetit – dhe shpesh këto ndryshime janë të ndryshme nga ato që ne presim që të ndodhin. Për shëmbull, edhe vajzat edhe djemtë shëndoshen në vende të pazakonshme si beli dhe vithet. Ose mund të zgjaten dhe dobësohen.

Disa njerëz zhvillojnë një shtresë dhjami të përkohshme për ta përgatitur trupin për një rritje të vrrullshme. Disa shëndoshen në mënyrë permanente. Disa të tjerë hanë në mënyrë të shëndetshme, bëjnë stërvitje por sërish shtojnë peshë. Disa të tjerë hanë çdo gjë dhe nuk shëndoshen.

Kjo peshë zakonisht balancohet dhe shumica njerzve përshtaten me mënyrën se si funksionon  “trupi i ri”. Të duhet disa kohë për tu mësuar. Ajo që ju ndodh njerzve fizikisht gjatë pubertetit ndikon në mënyrën se si ata ndjehen për trupat e tyre dhe veten për një kohë të gjatë në vazhdim.

Niki ishte një balerinë e taletuar dhe kishte ndjekur karierën e nënës së saj. Por në moshën 13 vjeçare ajo u zgjat disa centimetra më shumë dhe formoi një trup që shumë femra do tja kishin zili. Gjoks dhe vithe të rrumbullakëta. Ajo e shihte veten shumë të shëndoshë dhe hoqi dorë nga kariera e saj si balerinë.

Të ambjentohesh me trupin e ri

Ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj pamjes në kohën që trupi ynë ndryshon. Kjo shpesh bën që ndryshimet fizike të pranohen me vështirësi nga ana emocionale.

Të ambjentohesh me trupin e ri është më tepër se sa dukje. Shumë adoleshentë e vlerësojnë veten mbi bazën e dukjes dhe se si trupat e tyre performojnë. Deri para një viti, Andi 15 vjeçar ishte një atlet që vraponte më shpejtë se të gjithë dhe kishte fituar garat disa herë. Ai mendonte se vrapi ishte gjëja që dinte të bënte më mirë. Pasi pësoi një aksident, vetëbesimi i tij u dëmtua seriozisht. Ndryshimet në pamjen e trupit tonë, performancë – edhe detaje të vogla, çfarë ere mban përshëmbull janë pjesë normale të asaj që quajmë rritje. Çfarë mund tju ndihmojë që të përshtateti dhe të ndjeheni mirë fizikisht dhe emocionalisht. Ja disa ide

Kujdes – mos krahaso! Është e natyrshme të shikosh shokët dhe të krahasohesh me ta. Por nuk është një ide e mirë. Të krahasosh veten me të tjerët është problematike sepse të gjithë zhvillohemi në mënyra të ndryshme në kohë të ndryshme. Nëse je duke përjetuar një zhvillim të parakohshëm, mund të ndjehesh më e gjatë se të tjerët ndërkohë që miqtë e tu mendojnë se janë më të shkurtër se duhet. Kjo gjë shpesh është më e vështirë për njerëzit që zhvillohen më para ose më pas. It’s natural to look at our friends for comparison. But it’s not a good idea. Comparing

Gjithashtu është një ide e keqe të krahasosh veten me personazhe të famshëm ose modele. Në realitet shumica e tyre nuk duhen siç tregohen në media (modelet gjithashtu: shumica e trupave të tyre “perfekt” kalojnë një sërë modifikimesh në foto dhe sjanë aspak natyral.) Reklamat shesin fantazi jo realitet.

Trajtoje mirë trupin tënd. Të zhvillosh mënyra të shëndetshme ushqimi ose ushtrimi është një plus për mendjen dhe jetën tënde. Të hash në mënyrë të shëndetshme dhe të stërvitesh të bën të kesh kontroll në një farë mënyre ndaj trupit tënde. Ushtrimet janë shumë të mira edhe për anën psikologjike. Nëse trupi yt që po ndryshon të ka mërzitur ose hutyar, të ndihmon të shkosh për ecje ose për vrap. Te dalësh me qenin tënd ose me miqtë.

Rreth tre të katërtat e adoleshentëve e lënë sportin pikërisht në kohën që trupi i tyre është duke u zhvilluar. Shpesh sepse ndryshimet në trupin e tyre ndërhyjnë në sported me të cilat merren. Ju ama mund të bëni ende aktivitet nëse jeni të interesuar, disa njerëz preferojnë të ndryshojnë aktivitetin që bëjnë. Aftësitë për të vrapuar mund ti vini në dispozicion të futbollit ose pamjen e jashtme që balerina klasike Niki zhvilloi mund ta përdorë për tu bërë një balerinë modern etj.

Shpesh njerëzit heqin dorë nga sported e organizuara në shkollë të mesme sepse mësimet bëhen më të vështira ose sepse kanë jetë sociale më aktive për të mbushur kohën. Edhe pse atëherë nuk është pikërisht koha kur duhet ta lësh ushtrimin. Përdore këtë kohë të lirë për të kuptuar se si trupi ndjehet duke bërë aktivitete të ndryshme. Duke këtë yoga, arte marciale, ose klasa arti të ndryshme, aktivete që e ndihmojnë trupin të relaksohet, të aktivizohet dhe të të ndihmojnë të familjarizohesh më shumë me të.

Bëhu mik me trupin tënd. Ndjehesh sikur nuk e njeh më trupin tënd? Siç evolon edhe miqësia, të mbash kontaktet dhe ritmin me trupin tënd, do kohë. Si miqtë, edhe trupi mund të na zhgënjejë ndonjëherë por me pak punë dhe mirëkuptim është e mundur të rikthehesh në gjëndjen ku ishe.

Siç dimë sekretet e miqve tanë, dimë gjëra për trupat tanë që të tjerët nuk i dinë. Për shëmbull, ndoshta ti mendon se të fryhet barku ose që kalon orë të tëra duke e parë në pasqyrë. Por e vërteta është që njerëzit nuk do ta vënë re ashtu siç ti e vë re.

Qëndro drejtë Ajo që njerëzit vënë re është mënyra se si ti e projekton veten në lidhje me ato që ndjen. Nëse mendon se je tepër e gjatë, do të rrish shtrëmbët dhe do të përkulesh mbi veten për tu dukur më e vogël. Nëse je e shqetësuar për puçrat, do fshihesh pas flokëve, ndoshta ato do ta mbulojnë puçrën por do të dukesh e çuditshme dhe jo rehat.

Teksa trupi ndryshon, mund të ndihmojë shumë një posturë e mirë dhe ecje me vetëbesim.  Pasi ta kesh bërë këtë për ca kohë, do të ndjehesh më e sigurtë tek vetja gjithashtu.

Nuk mund të bësh shumë në lidhje me zhvillimin ose zgjatjen por mund të fokusohesh tek gjërat që pëlqen tek vetja. Ndoshta janë flokët e tua kaçurela ose vrimat në faqe kur qesh. Ndoshta je një njeri shumë i mençur dhe me sens të spikatur humori. E fundit, njerëzit që pëlqen dhe do në jetën tënde, nuk i do prej mënyrës se si duken.

Më shumë forma, më bukur

Sapo të jesh mësuar me format e reja ato ndoshta do të ndryshojnë prap. Në fillim të njëzetave është sërish kohë ndryshimesh. Trupi dhe mëndja përgatiten për maturimin dhe ndryshime. Edhe djemtë edhe vajzat e mbushin kohën e tyre me më shumë gjëra të rriturish se sa me gjëra adoleshentësh.

Kjo është një kohë tjetër shumë e rëndësishme kur duhet të keni kujdes për të bërë sa më shumë ushtrime dhe mos të hani ushqime të pashëndetshme. Pikërisht në këtë periudhë, në fakultet, kur qëndron edhe më shumë larg shtëpisë, të rinjtë konsumojnë shumë ushqime jashtë dhe jo shëndetshme. Shumica e tyre shëndoshen sepse kalojnë më shumë kohë ulur duke mësuar se duke qënë në aktivitet. Nëse je e vëmendshme për ato që ha kjo nuk do të të ndodhë.

Nëse trupat tanë do të kishin manuale përdorimi, do të na tregonin se si ti mbanim të pastër, ti ushqenim dhe si ti bënim aktivitetet por trupat tanë janë human gjithashtu, jo robotë dhe bëjnë më të mirën kur i trajtojmë me dashuri.

Të mësosh të pranosh dhe vlerësosh veten të ndihmon të ndërtosh aftësitë ripërtëritëse. Njerëzit që kanë aftësi ripërtëritëse janë më të aftë të kalojnë problemet dhe të marrin veten nga zhgënjimet. Ata zakonisht bëjnë zgjedhje dhe marrin vendime të mira. Pranoje dhe vlerësoje trupin tënd, pavarsisht se si duket tani –si një mik të mirë – edhe ai mund të bëj shumë gjëra për ty!

Facebook Comments
Loading...