Motra e Ozcan Deniz: Kam vështirësi ekonomike, por im vëlla nuk më përgjigjet

 

Gulcan Deniz është motra 22 vjeçare e Ozcan Deniz, por nga një tjetër nënë. Pak kohë më parë ata kanë humbur babain nga kanceri dhe Gulcan rrëfen se është në gjendje të vështirë ekonomike.

Gulcan Deniz është e sëmurë nga zemra dhe për kurën e nevojshme ka kërkuar ndihmë ekonomike nga i vëllai.

“Edhe nëna ime është shumë e sëmurë”

Në një intervistë në një emision turk Gulcan Deniz është shprehur: “Nëna ime është e sëmurë rëndë, edhe unë nuk jam mirë. Duhet edhe të kurohem, nga ana tjetër dua edhe të studioj. Jam përpjekur shumë herë që të flas me tim vëlla, por ai nuk u përgjigjet telefonatave të mija. Me sa duket im vëlla sëbashku me babain tonë, më ka varrosur edhe mua.”

Sadik Deniz ka vdekur në korrik të vitit të shkuar. Ai ka qenë i martuar me zonjën Nursel me të cilën kishin një vajzë, Gulcan Deniz. Gulcan e cila nuk arriti të kontaktonte me Ozcan Deniz ka tentuar të flasë me xhaxhanë, Halit Deniz, i cili po ashtu është një këngëtar i famshëm, por edhe kjo tentativë ka rezultuar e pasuksesshme.

Facebook Comments
Loading...