Mjaft përdorët zbardhues vend e pa vend, këto janë metodat e vetme që eliminojnë njollat e djersës nga rrobat tuaja

Pas një dimri relativisht të ftohtë, ka ardhur momenti të mirëpresim zyrtarisht pranverën dhe bashkë me të një nga problemet më të bezdisshme për shumë vajza: njollat e djersës. Pavarësisht se përdorni deodorant, laheni shpesh dhe ndërroni T shirt-et apo veshjet e tjera disa herë brenda ditës nuk mund t’u shpëtoni dot. Megjithatë jo çdo gjë është e pamundur, Living ju propozon në artikullin e sotëm disa metoda shumë interesante si të eliminoni njollat e djersës me përbërës që i keni të gjithë në shtëpi.

1.SODË BUKE PËR NJOLLAT NË VESHJET ME NGJYRË: Siç e kemi thënë edhe më parë, soda e bukës është një nga ato produkte që nuk duhet të mungojë kurrë në shtëpinë tuaj. Gama e saj e përdorimit është aq e gjerë, sa me siguri mund t’i kurseni vetes shumë para nëse e përdorni  për pastrimin jo vetëm të shtëpisë, por edhe veshjeve. Në një legen ose kovë shtoni ujë sipas dëshirës dhe 2 lugë gjelle sodë buke. Zhysni veshjet e njollosura dhe lërini gati gjysmë ore. Nëse vini re se njolla nuk zhduket lehtë fërkojeni me furçë dhëmbësh dhe më pas lajeni me dorë, ose në procesin e zakonshëm në lavatriçe.

2. UTHULL E BARDHË RRUDHI PËR ÇARÇAFËT DHE KËMISHAT E BARDHA: Sa herë që vëmë re njolla në veshjet e bardha apo çarçafë priremi të përdorim zbardhues, duke anashkaluar faktin që ky produkt me përmbajtje acide është aq i fortë sa mund të hollojë copën, ku e keni hedhur më parë. Në vend të tij përdorni uthullën e bardhë të rrushit, heq njollat e djersës me lehtësi dhe nuk dëmton materialin e veshjeve. Hidheni në vend të detergjentit në lavatriçe ose lani me dorë njollat.

3. DETERGJENT ENËSH, SODË BUKE DHE UJË I OKSIGJENUAR:Ky truk është shumë efektiv sidomos për njollat e verdha në këmishat e bardha, të cilat janë edhe më të vështirat për t’u hequr. Në një enë shtoni 2 lugë gjelle sodë buke, disa pika detergjent enësh dhe 1 lugë gjelle ujë i oksigjenuar 3%. Pasi t’i keni përzier mirë e mirë, hidheni mbi njollat e djersës dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas lajeni me dorë ose në makinë larëse.

Facebook Comments
Loading...