Mister X, Vorio Epiriotët janë shqiptarë apo grekë?

Mister x, uroj që të jeni mirë. Vorio Epiriotët janë shqiptarë apo grekë? Se këta që kemi këtej na hiqen grekër. Me respekt Keli.

Përgjigje: Një gjë është e sigurtë. Janë mutër! (Këtej nga ne janë ata njerëz që nuk duan asnjë atdhe dhe nuk kanë për të bërë prokopi kurrë!)

 

Përshëndetje jam Jonida nga (L). Problemi është se kisha lidhje me një djalë 8 muaj. Po më thoshte se më donte po më në fund doli gënjeshtra se ai tallesh me mua. U ndamë por ai po më kërkon takim. Mendoni se më do? Ka ndryshuar mendje apo do për qejf për të kaluar kohën? Nida.

Je vajzë shumë e zgjuar (edhe pse vonë dhe sic duket fare rastësisht). E paske kuptuar që ëshët tallur me ty dhe të do vetëm për seks. (Dmth për qejfin e tij).

 

Jam Manjola, një vajzë 20 vjece e fejuar. Më parë se të fejohesha doja një djalë tjetër po ai nuk më kishte dashur vërtet. Kur më tha nuk të dua nuk e kam dashur më jetën. Aq shumë e doja dhe tash e dua shumë që jam e fejuar mendoj gjithë natën për të. Nuk bëj dot asgjë se di që ai nuk më do më, por unë nuk e heq dot nga mendja dhe të fejuarin tim e dua shumë. Dua që ta harroj atë por nuk mundem. Nuk dua që ta prish lidhjen me të fejuarin. Të lutem më kthe përgjigje.

Përgjigje: Sindromi quhet “zakonin e vjetër nuk e harroj”. Them se duhet të isolohesh në një zonë të errët dhe të kulturohesh.

Facebook Comments
Loading...