Mister x, pse mban dy lidhje paralelisht një djalë?

Pse mban dy lidhje paralelisht një djalë? Kë do ai kur janë dy? Si i mban dhe pse i mban?  Ç’lloj njeriu është ai?  Kë arrijnë më shpejt burrat: femrën e ndershme apo të përdalën, të pandershmen? Ke vlerësojnë më shumë për seks: të ndershmen apo të pandershmen?

Po me llogjikë kë vlerësojnë meshkujt që s’dashurojnë tradhtojnë apo dhe ato që dashurojnë apo të gjithë? A mund të këtë meshkuj që kanë sy veç për një femër dhe jo për të tjera?

A mund të tradhtojë ky burrë nëse po pse për ç’arsye ndodh? Nëse nuk e duan gruan pse e mbajnë kur duan dashnoren dhe pse e mbajnë fshehur dashnoren? Kane friëke se gruaja po e zbulojë do ta ndajë? Perse duhet gruaja dhe përse dashnorja? Nga dallon gruaja nga dashnorja në sytë e tij e në sytë e botës?

 

Përgjigje: Faleminderit që po tenton ti bësh intervistë një mashkulli të zakonshëm. Por unë nuk jam ai. I mbajmë dy lidhje shpesh pa qëllim dhe pa kuptuar. Shpesh për njërën kemi epsh e për tjetrën dashuri ose mëshirë.

Ne jemi në kerim të perfektes. Shpesh perfektja është pikërisht tek e përdala. Në seks vlerësojmë atë që bën seks mirë. Ka meshkuj që kanë sy vec për një femër. Mendoj se kjo është bekimi i tyre më shumë sesa virtyti i tyre.

Tradhëtia nuk ka arsye. Mostradhëtia ka një arsye- ti ke personalitet shumë të fuqishëm dhe unik. Nuk kemi frikë personalisht nga gruaja nëse na ndan. Pas një tradhëtie ndarja është kapak floriri.

Por burrat i trëmben shëmbjes së shtetit të tyre (familjes). Kur shteti bie, pavarësisht nga prania diku në hije e të dashurës, vetë qënia e tyre është shëmbur.

Ndaj, e dashura, në më të shumtën e rasteve është vetëm një kënaqësi anësore. Ajo si individ nuk mund të krahësohet me “shtetin”.

Facebook Comments
Loading...