Mister X, një pyetje kam unë: pse nuk më ecën fare në dashuri me gocat?

Mister X, një pyetje kam unë: pse nuk më ecën fare në dashuri me gocat? Viti që kaloi ishte shumë i keq. Gjeta një dhe u ndava për punë xhelozie. Pse nuk më ecën me vajzat? Eltoni.
Përgjigje: Nuk të ecën me vajzat sepse nuk të ecën me veten.

Mister X, jam pa punë. Pas 20 vitesh jemi pa punë edhe unë, edhe bashkëshortja. E vetmja zgjidhje më duket kurbeti, por druaj për veten dhe fëmijët, që janë në shkollë të mesme. Frika është: A e përballoj dot? Nuk jam marrë me punë fizike këtu dhe nuk është se ia them për ndonjë zanat. Titi.

Përgjigje: Nuk e përballon. Nuk duhet ta përballosh ti. E keni bërë sakrificën tuaj. Bëni përpjekje të gjeni punë private në vend.

Facebook Comments
Loading...