Mister x, kam një nuse vëllai që na çmendi fare pasi shpik….

Jam një djalë 19 vjeç, jam në Gr. Gjitone kam një grua shqiptare që më provokon. Është shumë e bukur dreqi, ma heq mendjen. Ajo më ka ftuar disa herë në shtëpi kur e ka pasur burrin në punë. Unë s’kam vajtur dhe jam penduar. Më jep një mendje si të veproj? Ju jepni ide fantastike. Me respekt DORI.

 

Përgjigje: Ti nuk po kërkon ide. Ti thjesht po kërkon leje. Do të mbushëhs mëndjen tënde që të shkosh për vizitë. Mund të shkosh, por mos harro se burri i saj mban në shtëpi një jatagan të madh dhe ta pret….guximin!

 

Jam një vajzë 20 vjeçe, jetoj në Greqi. Problemi im është se dashuroj një djalë grek. Po kështu dhe ai thotë se më do, por të gjithë ata që e njohin atë, flasin shumë fjalë të këqia. Thonë se është rrugaç, përdor dhunë tek femrat e tjera që ka pasur, ndërsa ai me mua sillet mirë. Më ka thënë të fejohemi, por familja ime nuk do nga shumë fjalë që ka dëgjuar për të. Ju lutem më ndhmoni: si duhet të veproj? Ta pranoj për fejesë apo ta harroj njëherë e përgjithmonë pavarësisht që e dua shumë? Me respekt Kristina Gr.

 

Përgjigje: Intiuita ma do ta harrosh. Por nëse ty të pëlqn sado pak druri, duke patur parasysh se del nga xheneti, mundet edhe ta pranosh. (Tek e fundit kujt i plas)

 

E vlerësoj mendimin tënd. Kam një nuse vëllai që na çmendi fare. Bëj sikur nuk e çaj kokën por dua t’ja mbyll gojën. Ajo ka jetën e vet që se shqëteson njeri e merret me jetën tonë ku ne jetojmë në shtëpi të ndryshme. Sa për vëllanë është njësoj si mos t’i thuash gjë se çfarë thotë ajo është ok. Unë jam edhe e fejuar e s’i mbyllet goja. E kam afruar shumë por është shumë bla bla bla. Shpik gjëra që s’janë e ja thotë vëllait që i merr seriozisht. Një fjalë e jotja do ishte ndihmë se na ka zënë belaja. Dibrania.

 

Përgjigje: 1. Behet një bisedë dyshe me vëllain i cili përgatitet për një ndryshim të vogël të marrëdhënieve. 2. Ftohen dallueshëm parjet e takimet me nusen llapazane. Kjo ose to i mbyllë gojën për pak kohë, ose do e armiqësojë fare. Të dyja do e ndihmojnë të stabilizohet.

Facebook Comments
Loading...