Mister X, a ka mundësi të biesh në dashuri nëpërmjet telefonit?

I nderuar Mister X, jam një zonjë 40 vjeçe, kam 25 vjet martesë, me 5 fëmijë shembullorë. U martova 15 vjeçe me dashuri, unë e desha shumë dhe e dua shumë, por ai shkon me gruan e shokut të tij. Kjo gjë i ra në sy edhe atij, edhe mua. Ma ka hequr trurin fare, s’e kam problem se shkon me të, por kam frikë ndonjë sëmundje se ajo shkon me gjithë Tiranën. Ka 3 vjet që e kam kuptuar, por nuk heq dorë. Ai është 50 vjeç, ajo është 40 vjeçe. Kam dashur tri herë të vras veten, por më vjen keq për fëmijët. Të lutem më kthe përgjigje javën që vjen se po çmendem. Faleminderit!

Përgjigje: Kjo situatë nuk ka 12 zgjidhje që ti të hedhësh zare ose të pyesësh gjithë botën për të kuptuar se cilën të zgjedhësh. Ka vetëm dy zgjidhje: ose ti e pranon bashkëshortin dhe lidhjen e tij dhe hesht ose ti ndahesh dhe flet.

 

Mister X, a ka mundësi të biesh në dashurri nëpërmjet telefonit? Po si i bëhet me ato vajza që të marrin në telefon dhe kërkojnë lidhje serjoze dhe pastaj kur u telefonon nuk përgjigjen? Me respekt, Meti.

Përgjigje: Telefoni është krijuar për të komunikuar gjëra të shkurtra. Dashuria nuk është atribut telefonik. As gazetaresk dhe nuk përhapet si grip nëpërmjet internetit. Dashurojmë kur shohim, dëgjojmë dhe ndiejmë. Është një moment kur bota dhe ne jemi perfektë.

 

Mister X, po të tregoj diçka që nuk kam guxuar t’ia tregoj askujt. Jam e martuar prej 3 vjetësh dhe me bashkëshortin shkoj shumë mirë. Mund të them se kam pasur fat. Më do dhe e dua shumë, por javën e shkuar në mbrëmje kur po kryenim marrëdhënie më pëshpëriti në vesh dhe më bëri një pyetje të çuditshme: A ke dëshirë të shkosh me dikë tjetër? Shko. E ke lejen prej meje”. Në mëngjes çdo gjë shkoi si çdo ditë. Më përcolli në punë dhe më puthi në faqe. Jam shumë konfuze. Kam frikë se më tradhton, apo atë pyetje e bëri për të më provokuar?

Përgjigje: Ditë e madhe e të vërtetës. Kam një pyetje: Përse nuk ia bën atij saktësisht këtë pyetje që më bën mua? A nuk do dëshiroje më shumë se çdo gjë në botë të shohësh mimikën e fytyrës së tij ndërsa formulon një përgjigje? Dridhjen e muskulit në faqes së majtë dhe damarin që fryhet lehtësisht në ballë? Bëja këtë pyetje këtij njeriu që dashuron dhe prit e qetë, duke e parë në sy, që të formulojë një përgjigje. Dhe dysho!

Facebook Comments
Loading...