Maska për fytyrën, 5 receta me përbërës natyral

Me përbërësit natyralë që mund t`i gjeni lehtësisht në frigorifer do ju mësojmë të bëni disa maska fytyre që do i bëjnë mirë lëkurës së saj.

1) Maskë për fytyrën me kos dhe mjaltë
Për të përgatitur një maskë për fytyrën brenda pak sekondave, mjafton të përzieni dy ose tre lugë kos me një lugë çaji mjaltë. Aplikojeni atë në fytyrë të pastër dhe të thatë, duke shmangur zonën rreth buzëve dhe syve. E lini të pushojë për 15-20 minuta dhe pastaj shplajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

2) Maskë për fytyrën me mollë dhe tërshërë
Për të përgatitur një maskë për fytyrën me fruta, qëroni dhe copëtoni një mollë derisa të keni marrë një pure. Puresë së mollës i shtoni dy lugë mjaltë dhe një lugë tërshërë, duke i përzierë përbërësit shumë mirë. Masën e përftuar e aplikoni në fytyrë dhe e lini të pushojë 15 minuta para se ta shplani.

3) Maskë me luleshtrydhe 
Maska me luleshtrydhe pastron dhe ushqen fytyrën. Është e rekomanduar për lëkurën me yndyrë. Për të përgatitur një maskë me këtë produkt mjafton të merrni dy ose tre luleshtrydhe, copëtojeni dhe i përzieni me një ose dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji lëng limoni. Përhapeni maskën në fytyrë në një shtresë të hollë dhe e lini për disa minuta para se ta shplani.

4) Maskë për fytyrën me kastravec
Për të përgatitur këtë maskë për fytyrën tuaj, e rekomanduar për ribalancimin e lëkurës së kombinuar, ju duhet të keni një gjysmë kastraveci dhe një lugë gjelle kos të thjeshtë. Priteni kastravecin në feta dhe bashkë me kosin futeni në blender dhe e përzieni deri sa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj dhe e lini të pushojë për 15-20 minuta para se ta shplani.

5) Maskë me banane
Për të përgatitur një maskë për fytyrën ushqyese dhe antirrudhë mjafton të  përzieni purenë e një bananeje të vogël me 2 lugë krem qumështi, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë tërshërë. Masës që u krijua i shtoni edhe pak ujë të thjeshtë rubineti. Aplikojeni atë në fytyrën tuaj dhe e lini të veprojë për 30 minuta para se ta shplani.

Facebook Comments
Loading...