Luana Vjollca jep lajmin e trishtë për fansat: “Kam vendosur të tërhiqem”

Ndërsa kohët e fundit është shkëputur nga rrjetet sociale, Luana Vjollca njoftoi se do të shkëputet për pak kohë nga televizioni.

“Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë… 12 vite pa ndalim… Kam nevojë të pushoj. Do të më marr malli shumë për dashurinë tuaj”, njoftoi moderatorja dhe këngëtarja përmes një postimi në Insta Story.

Por e gjitha duket se ishte thjesht një shaka për 1 prillin, që ndryshe njihet si “Dita e gënjeshtrave”.

Vetëm një orë pasi bëri njoftimin, që duket se trishtoi shumë nga fansat e saj, Luana sqaroi se nuk do ta merrte asnjëherë një vendim të tillë.

“Mesazhet tuaja si kjo ma shkrin zemrën komplet!! Kështu që po ju tregoj që as nuk e kam mend të ndalem. Jam e bekuar që ju kam!!! Ideja për këtë ishte e Blerina Rugovës. Gëzuar 1 Prillin. Hajde se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla të më kujtoni sa shumë dashuri kam. Nuk heq dorë kurrë sa t’iu kem ju”, shkroi në një tjetër Insta Story ajo.

Sot kujdes nga gënjeshtrat e personazheve publikë!

/IconStyle

Facebook Comments
Loading...