Lëkurë perfekte? …Victoria Beckham ndan me ne sekretin

Stilistja e njohur, Victoria Beckham  gjithmonë është lëvduar për një lëkurë perfekte dhe se pa frikë mund të themi se nuk i njeh vitet që ka mbi supe. Ajo ka vendosur ta ndajë këtë sekret me ne, dhe gjejeni çfarë…

Në një intervistë të dhënë për  “The Edit”, ajo ka zbuluar se sekreti i lëkurës së saj perfekte është Salmoni.

“Unë takova një doktor në Los Angeles, që quhet Harold Lancer, i cili është i jashtëzakonshëm. Unë e njoh prej vitesh dhe ai më caktoi se çfarë lloj lëkurë kam. Unë kam pasur një lëkurë shumë problematike dhe doktori më tha: Duhet të konsumosh salmon çdo ditë, mëngjes, drekë ose darkë”, ka treguar Victoria.

Duke qenë se Salmoni është i pasur me yndyrë, acide yndyrore, omega-3 dhe vitaminë A dhe C, shërben si një kurë natyrale për lëkurën me probleme.

Facebook Comments
Loading...