Kur e pyeta të dashurin sa më do, ai më tha 20%. Çdo të thotë kjo?

Mister X, të lutem një përgjigje. I dashuri im nuk iu përgjigj dje telefonatave të mia dhe sot në mëngjes nuk më jep përgjigje pse nuk hapi telefonin gjithë ditën. Kur e pyeta nëse më do dhe insistova që të përgjigjej me sinqeritet, më tha: Të dua 20%! Çfarë do të thotë kjo të lutem?

Përgjigje: Të do 20%?! Kjo do të thotë se djaloshi është kontingjent i LSI-së. Shkon me lehtësi aty ku e ndjen se është pushteti. Mesa duket të ka rrëshqitur pushteti.

 

Mister X, a ia vlen emisioni “Zonë e lirë” ? Çfarë mendon ti për Arjan Çanin. Për sa kohë është ky emision do jetë një mundësi për shumë personazhe, apo jo? Ani

Përgjigje: Emisioni është shumë i mirë për të gjithë ata që e shohin. Kjo vlen edhe për drejtuesin.

 

Mister X, ti si mendon: shteti çek a mund t’i kishte vënë veton Shqipërisë kur kërkonte liberalizimin e vizave për zhdukjen e turistëve çek? Se shteti shqiptar nuk ka për ta kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Grej.

Përgjigje: Krime ndodhin kudo. Nuk e kanë vetëm shqiptarët “copy right”-in për të vrarë! Nëse do të ndiqte këtë kriter, Çekia nuk do të kishte marrëdhënie diplomatike me asnjë vend. Kanë humbur jetën tragjikisht në këto 20 vjet 4 turistë çekë dhe janë me mijëra ata që kanë shijuar Alpet e Shqipërisë.

Facebook Comments
Loading...