“Kujt i ngjan më shumë djali, ty apo Ajolës?” Përgjigja e Erionit le të shërbejë si shembull për gjithë baballarët

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjithnjë është tepër aktiv në llogarinë e tij në Instagram dhe në media të ndryshme gjithashtu.

Së fundmi Erioni ka realizuar një intervistë së bashku me këngëtaren dhe moderatoren Evi Reçi, ku ndër të tjera ai flet edhe për të birin Kajan.

“Kujt i ngjan më shumë Kajan, ty apo Ajolës?” e pyeti Evi. Ndërkohë Erioni dha një përgjigje mjaft të sinqertë dhe sugjerojmë që të shërbejë si shembull për gjithë baballarët: “I ngjan mamës së vet! E ça të kushton t’i thuash një fjalë të mirë! E t’ja bësh qejfin gruas që është aty dhe që merret me të shumë më shumë se sa ty, që ti të marrësh pastaj gjithë lavdinë e ngjashmërisë.”

Në vijim, Kryetari i Bashkisë duke qeshur tregoi se kur i biri shikon nënën e tij, ushqehet dhe fle, ndërsa e kundërta ndodh kur sheh atë.

“Kur ai sheh babin, harkaliset dhe mund të shpartallojë gjithë shtëpinë!”- tha Erioni me humor.

Facebook Comments
Loading...