Kopertina e Palomës Nr 785

Disa tituj dhe pak permbajtje  qe mund të lexoni në këtë numër:

 Serkan Tinmaz: “Besova tek  Ejlyli, ndaj ndoqa telenovelën”

Vetëm në një gjë nuk munda ta imitoja Ali Asafin

Ai ka marrë përsipër një barrë të rëndë, rolin e antagonistit në telenovelën “Rrahje zemre”. Bëhet fjalë për Sulltanin, vëllai i Ali Asafit, i cili është një psikopat. Sapo ka marrë ofertën dhe ka zbuluar se bëhej fjalë për telenovelën “Rrahje zemre” pa menduar gjatë e ka pranuar rolin…..

Alesia Bami: Shoqëria dhe vetmia i përkasin jetës reale, jo rrjeteve sociale

Përballë prindërve jam me këmbë në tokë!

 

Që Alesia Bami është e bukur, kjo s`do as mend e as kalem! Velina e “Stop” shfaq hiret e saj dhe pasionin për kërcimin çdo natë në programin investigativ duke krijuar një numër të konsiderueshëm fansash. Siç ndodh ngaherë, velinat s`janë vetëm për të qeshur apo kërcyer, por më shumë se aq. Janë të shumta rastet në televizionet shqiptare ku sot prezantuese në “Prime time” e kanë pasur pikënisjen te ky rol, andaj edhe Alesia mund të jetë njëra prej tyre (ia ndollëm ne me pahir më duket). Bota e vajzës sharmante na ngjalli kureshtjen për ta eksploruar më thellë dhe vendosëm që në kopertinën e këtij numri Alesia t`i tregojë të gjitha, shkollën, punën, Gentin dhe Saimirin, konkurrentët, thashethemet dhe dashurinë.

 

Vildan Atasever: “Ashtu si jeta, dhe dashuri të përjetshme nuk ka”

Vildan Atasever është një nga fytyrat e reja të shfaqura në ekranin tonë me rolin e sulltaneshës Hymasha në telenovelën “Sulltanesha Kosem”. Aktore prej 9 vitesh, edhe pse shfaqet për herë të parë për ne, ka marrë pjesë në shumë projekte të tjera për të cilat është vlerësuar me shumë çmime. Vildan Atasever u martua me Ismail Hacıoğlu në vitin 2009 me një ceremoni të thjeshtë në shtëpi. Martesa zgjati për 4,5 vjet dhe përfundoi në shkurt të 2015-s, pasi Vildan zbuloi se Ismail priste një fëmijë me një tjetër…..

Tia e “Bixhoz me dashurinë” na rrëfen momentin më të sikletshëm në set

Intervista me aktoren Naveena Bole, e cila luan rolin e Tias tek telenovela e njohur indiane “Bixhoz me dashurinë”, zbulon disa të vërteta rreth saj.

Hera e fundit që keni gënjyer dikë: Ishte dje për një event jashtë Mumbait, nuk desha…..

Oyku Karayel: “Përfundimi i telenovelës është gjëja e duhur.”…..

Flet për veten Zejnepi i “Rrahje zemre” me origjinë shqiptare

Nihan Aşıcı, është emri i aktores turke me origjinë shqiptare që luan personazhin e Jaseminit në telenovelën “Dashuri e pafund” dhe të Zejnepit në “Rrahje zemre”.  Lexoni çfarë tregon ajo për veten.

Çfarë keni bërë deri më tani Nihan?

– Kam jetuar në shumë kontinente. Unë dhe familja ime jemi shtetas turq me origjinë shqiptare. Kam lindur në…….

Më shumë do te mund t’i lexoni tek gazeta qe del te shtunen ne te gjithe vendin!

 

 

 

Facebook Comments
Loading...