Kopertina e Paloma 773

Erdhi sërish fundjava dhe për ata lexues që e njohin këtë gazetë, mezi e presin të shtunën për ta shfletuar Palomën, që në këtë numër vjen paksa ndryshe. Vjen me një personazh që u bë i njohur nga aktori i humorit Bes Kallaku, por që tani e tutje me hapjen e një adrese në Instagram, Ija po komunikon vetë me fansat e saj, numri i të cilëve po rritet aq shpejt, saqë në një kohë shumë të shkurtër janë sa 3-fishi i fansave që ne kemi në instagram. Përtej kësaj “xhelozie” e shohim Ijen si gjyshja e vetme mbase në fshatin Bubq që i është përshtatur realitetit duke përdorur teknologjinë që sipas saj e bëri me famë.

Intervistë të dytë kemi dhe Delinda Zhupën. Aktorja shumë e dashur e “Portokalli”-së, Delinda Zhupa, të fikson me çiltërsinë e saj. Ngase fama nuk ia ka marrë ende mendtë apo personaliteti i saj do të jetë ky i pandryshueshëm. Delinda, tanimë edhe si nënë, nuk ka hequr dorë nga karriera, përkundrazi i është shtruar punës vendçe dhe kërkon gjithmonë e më tepër nga vetja.  Si e ndan kohën ajo mes familjes, punës, suksesit, shoqërisë dhe partnerit? Çfarë jete bën ajo dhe si sillet me djalin e saj, Desantinin?  Plot informacione të tjera mund t’i gjeni në brendësi të Palomës.

Facebook Comments
Loading...

6 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

eleven − 9 =