Kopertina 776

Erdhi sërish numri me i ri i Palomës si  cdo të shtunë, prej 15 vitesh me rradhë me informacione rreth shëndetit, me historinë personale  “Kur shoqja e të dashurës të shkatërron lidhjen” – Prindërit i kam të ndarë prej kohësh. Unë jetoj me tim atë dhe shkoj vazhdimisht për të takuar nënën time, e cila jeton në Laprakë. Historia ime filloi para shumë vitesh, kur isha në Tiranë te nëna. Dola për të pirë një kafe dhe të shihja disa nga shokët e mi, të cilët i takoja sa herë që isha në Tiranë…

Vazhdojmë me intervistën e Dojna Memës.

Dojna Mema nuk ka vetëm sytë e bukur, por edhe një shpirt të tillë. Nuk e gjen në një vend të caktuar, vrapon sa andej –këndej, a thua se është e vetmja që punon! Në fakt, është nga të paktët personazhe që dedikimin, seriozitetin dhe përkushtimin e ka prioritet të punës së saj. E quan veten me fat sepse po bën punën që do dhe akoma me më shumë fat që shikuesit e duan çdo ditë e më tepër. Është kaq e shpenguar, saqë biseda me të të rrëmben direkt. E mbron me fanatizëm mendimin e saj, madje nuk të lëshon pa të ta sqaruar deri në fund, por është njëkohësisht edhe liberale sa u takon çështjeve si virgjëria, patriotizmi, morali, mblesëria, ekstravaganca në veshje apo injoranca (përtej nivelit të paragjykimit).

… si dhe shumë materiale të tjera që mendojmë që do jenë të nevojshme dhe argëtuese për ju!

Faleminderit që na ndiqni prej kaq shumë vitesh!

Facebook Comments
Loading...