Kjo është arsyeja përse Meghan Markle nuk do ta shohim më në publik

Meghan Markle u mundua që gjatë kësaj periudhe që nuk ka hyrë ende në muajin e nëntë të mbaronte të gjitha përgjegjësitë dhe vizitat e planifikuara zyrtare përpara se të marrë lejen e lindjes.

Dhe Vanity Fair bën me dije se ajo zyrtarisht mund të hyjë në periudhën delikate kur mund të lindë së shpejti, pasi nuk ka më angazhime zyrtare mbretërore të planifikuara.

Buckingham Palace nuk e konfirmoi këtë, por tha se Meghan “nuk ka aktualisht angazhime zyrtare të planifikuara, edhe pse do të marrë pjesë në disa takime private”.

Disa ditë më parë, Meghan mori pjesë në shërbimin e Ditës së Commonwealth 2019, e veshur me taka të larta dhe aq elegante saqë e bënte shtatzëninë të dukej shumë e lehtë.

Kjo mund të jetë dalja e fundit zyrtare në publik e dukeshës, e cila pritet të sjellë në jetë foshnjën e saj në muajin prill.

Facebook Comments
Loading...