Kiara Tito, një shpirt i thyer, na tregoi hapur vuajtjet që ka kaluar në jetë

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka vendosur të jetë e hapur 100% me ndjekësit e saj dhe ka folur me zemër në dorë për vështirësitë që ka kaluar në jetë.

Në një shkrim të gjatë në Instastory, Kiara ka rrëfyer se ka vuajtur shumë, megjithatë kjo s’e ka penguar të marrë forcë për t’u bërë ajo që është sot.

Asaj ia kanë thyer zemrën dhe ka vuajtur nga një lidhje toksike, por gjithçka i ka mbetur të kaluarës.

“Kam përballuar një dhimbje të fortë zemre, kam jetuar me konfuzion te brendshëm, kam luftuar me demonët e mi më të këqinj. Nga një shpirt i thyer, në një histori tooksike nga një marrëdhënie shkatërruese. Dhe ja ku jam më e fortë. Të gjitha copat e jetës sime më në fund janë bashkuar. Jam bërë ajo çfarë e shkuara nuk ka dashur që unë të bëhem duke qenë e hapur ndaj të mësuarit dhe besuarit të gjërave të mëdha për veten time. Në mes të stuhisë, diçka është e sigurt, do të mundesh të përballosh gjithçka që të sjell jeta’. Ju dërgoj dashuri të gjithëve ju që ndiheni të pasigurt dhe të shqetësuar për të ardhmen tuaj.”- ka shkruar Kiara në postim.

Së fundmi, moderatorja i është bashkuar edhe Youtube-it, duke ndarë vazhdimisht video nga jeta e saj e përditshme.

Facebook Comments
Loading...