Kiara Tito do të rikthehet në ekran dhe e tregoi më në fund se ku

Prej pak kohësh Kiara Tito u shkëput nga televizioni, kjo për shkak të mungesës së një projekti që do ta përfshinte moderatoren.

Por tashmë duket se Kiara do të rikthehet shumë shpejt në ekranin shqiptar dhe pikërisht me programin që e bëri të njohur.

Moderatorja e re postoi një video në Insta Story ku rikthen puntatën e qershorit të 2018-s, ndërsa qëndron para një ekrani ku lexohet emri i emisionit “Doktor Plastik”, që u transmetua në “TV Klan”.

Dhe pikërisht është i njëjti televizion që e rikthen Titon para publikut.

“Kujt i mungon ‘Doktor Plastik’? Së shpejti”, shkruhet në postimin e saj, ndërsa Kiara nuk ka ndarë të tjera detaje.

Tashmë presim një tjetër njoftim prej saj, se kur do të rikthehet në ekran!

Facebook Comments
Loading...