Këto 4 gabime që bëni gjatë natës ju plakin fytyrën!

Ndërkohë që procesi i plakjes është i pashmangshëm, është e sigurt se shumica prej nesh preferojnë të plaken në mënyrë “të vetëdijshme”. Ja 4 gabime që bëjmë, të cilat shkaktojnë plakjen e fytyrës:
1. Kur flini me fytyrën tuaj të mbështetur në jastëk:
Efektet e menjëhershme që shkaktohen janë sytë e fryrë dhe humbja e kolagjenit.
2. Kur nuk lani fytyrën:
Larja e fytyrës tuaj para shtratit është thelbësore për largimin e papastërtisë dhe djersës. Nëse punoni dhe djersiteni, poret e fytyrës mbeten të bllokuara. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, fytyra do të duket më e zymtë dhe akoma më e yndyrshme.
3. Kur përdorimi shumë produkte bukurie:
Nësë përdoni produkte të ndryshme dhe nuk jeni të sigurt për përdorimin e saktë të tyre, kjo mund të jetë e dëmshme për lëkurën tuaj.
4. Kur nuk pini mjaftueshëm ujë:
Hidratimi është i rëndësishëm për lëkurën. Uji është një komponent i rëndësishëm i lëkurës dhe i strukturave nën lëkurë. Dehidratimi çon në një lëkurë të thatë që duket e rrudhur dhe krijon qese në zonën e syve. Rekomandohen gjashtë gota ujë në ditë kundër dehidratimit.

Facebook Comments
Loading...