Kejvina rikthehet në “Klan”, por jo tek Ermali: Ja ku do ta shohim ish-velinën seksi

Kejvina Kthella do të kthehet shumë shpejt në televizionin “Klan”, por jo pranë Ermal Mamaqit.

Bukuroshja bjonde e cila u largua nga emisioni “Xing me Ermalin” pas planeve për karrierë në Itali, do të rikthehet tashmë si konkurrente e “Dance with me”, që do të nisë shumë shpejt.

“News31.al” bën të ditur se Kejvina Kthella do të bëhet bashkë me ish-deputetin Eduard Ndocaj, të cilin e ka dhe kushëri.

Ndërkohë çifti tjetër që do të hyjë në garë është këngëtarja Era Rusi dhe aktori dhe moderator i “Top Channel” Florian Agalliu.

Në “Dance with me” marrin pjesë 6 çifte dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim në vazhdim për të zbuluar VIP-at e tjerë që do të bëhen pjesë e garës së vallëzimit.

“Mbetet vetëm për t’u parë nëse do të ketë ndryshime deri në fund, pasi çiftet këtë vit janë yll” , ka thënë burimi për median.

Facebook Comments
Loading...