Katër arsyet e çuditshme por më se normale përse një grua QAN gjatë seksit

Vajzat e forta nuk qajnë? A nuk thotë kështu teksti i një kënge.. Por kur kalojnë një orgazëm të fortë dhe shpërthejnë në lot, çfarë  na mbetet të themi? Para së gjithash duhet të dini se kjo që sapo lexuat është e vërtetë dhe u ndodh shumë grave (më mos qofshit ju, njëra prej tyre).

“Është shumë më e zakonshme se sa mund të mendoni”, thotë Emily Morse, doktoreshë e seksualitetit njerëzor. Ky fenomen është aq popullor në të vërtetë, saqë ka dhe një emër për të: “crygasm” dhe kjo mund të ndodhë kur jeni në mes të çdo forme të aktivitetit seksual.

Pse ndodh?

Psikoterapistët thonë se ka disa arsye pse mund të qani gjatë seksit.

1. Seksi është shumë i mirë

“Seksi është tepër intim dhe mund të shkaktojë ndjenja të forta,” shpjegon Dorfman. “Një person mund të përjetojë ndjenja intime të dashurisë dhe afërsisë.” Këto ndjenja të afërsisë intensive rezultojnë në një rritje të oksitocinës dhe nxitje të reagimit fiziologjik të qarët.

2. Për fat të keq, seksi mund të ndezë gjithashtu kujtimet në tru dhe nga eksperiencat seksuale të padëshiruara ose negative nga e kaluara”, thotë Dorfman. “Kur përfshihesh në një marrëdhënie seksuale, këto kujtime mund të rishfaqen dhe të shkaktojnë qarje.”

3. Ju jeni të zemëruar ose të shqetësuar

“Lotët mund të jenë gjithashtu një mënyrë për të na treguar për ndjenjat  më të thella që nuk po shprehen. Shpesh njerëzit shfaqin emocione negative duke qarë. Zemërimi ndaj një partneri apo ankthi rreth performancës mund të shprehet përmes lotëve. ”

4. Lëndime fizike

“Ka shumë shpjegime mjekësore dhe fizike për marrëdhënie të dhimbshme si thatësi vaginale, inflamacion pelvik, dhe endometrioza”, shpjegon Dorfman. “Si rezultat, një grua mund të qajë si rezultat i dhimbjes fizike”.

Dhe deri në çfarë pike është normale?

Nëse e qara ndodh rregullisht gjatë seksit, kjo është tregues për një problem  emocional ose fizike që kërkon një kujdes të veçantë. “Është e rëndësishme që një grua të dijë shkallën e emocioneve që përjeton gjatë intimitetit fizik, pasi trupi i saj mund të japë disa shenja që shpjegojnë këtë situatë”, thotë Dorfman. Living

Facebook Comments
Loading...