“Kam përjetuar shumë ankth!” Armina tregon përse “u zhduk” nga rrjetet sociale pas tërmetit

Armina Mevlani ka qenë një ndër të paktët personazhe publike që ka munguar në rrjetet sociale dhe nuk ka bërë asnjë postim mbi gjendjen aktuale pas tërmetit.

Ndaj pak orë më parë, ajo ka shpjeguar mungesën e postimeve të saj dhe përjetimet personale nga tërmeti.

“Nuk kam qenë e pranishme në postime sepse më është thyer zemra në copëza nga çdo lajm që kam dëgjuar dhe më dukej sikur nuk ishte jeta që po jetoja dhe nuk dua të pranoj që ky mund të jetë realiteti, e kam përjetuar më shumë ankth gjithçka”, shkruan Armina.

Ajo më pas tregon se po përpiqet të ndihmojë me sa ka mundësi por nuk dëshiron të bëjë asgjë publike!

Armina shprehet se “fama apo pushteti janë thjesht një gënjeshtër e bukur për ata që duan ta besojnë sepse ne ndjejmë njësoj, lumturohemi njësoj, vuajmë njësoj dhe në fund të gjithë shkojmë në të njëjtën rrugë”.

Blogerja falenderon Zotin që familja e saj është shëndoshë e mirë ndërsa shpreson që kjo situatë të jetë kalimtare!

Facebook Comments
Loading...