Kam kryer marrëdhënie në moshën 8-9 vjeçe disa herë, me një djalë 5-6 vjet më të madh se unë….

Ju lutem zonja Suzi, jam një vajzë 20 vjeçe dhe kam kryer marrëdhënie në moshën 8-9 vjeçe disa herë, me një djalë 5-6 vjet më të madh se unë. Mbaj mend vetëm të më ketë dhembur dhe s’kam pasur gjakderdhje. Më pas deri në moshën 14 vjeçe kam futur gishtin. Tani kur mendoj për seks ndiej kënaqësi. Dua të di, a jam e virgjër? Po masturbim ç’do të thotë? Të lutem më kthe përgjigje.

-Për sa i përket virgjërisë nuk mund të të japim dot një përgjigje të saktë. Për të ditur të vërtetën duhet t’i drejtoheni një mjeku gjinekolog. Masturbimi është pikërisht futja e gishtave që ti përshkruan se ke bërë.

Unë jam 26 vjeçe. Jam martuar që prej 5 muajsh. Nuk ngelem shtatzënë. Burrin e kam shumë në moshë. Të lutem më trego çfarë duhet të bëj?

-Ju duhet t’i drejtoheni një mjeku gjinekolog i cili mund t’ju rekomandojë metodat bashkëkohore për konceptimin in vitro (në mënyrë artificiale) të fëmijëve.

Zonja Suzi, jam një vajzë 17 vjeçe. Kur kreva marrëdhënie me të dashurin për herë të parë ai më tha se nuk isha e virgjër, nuk isha e ngushtë se nuk kishte ndierë vështirësi. Por unë e kisha herën e parë dhe kisha shumë dhimbje, por nuk pata gjakderdhje. Ju lutem më ktheni një përgjigje.

-60-70% e femrave nuk kanë gjakderdhje gjatë aktit të tyre të parë. Një sugjerim: Ju e keni të ulët shkallën e vetëvlerësimit. Mos lejoni që dikush t’ju vërë në dyshim veten tuaj.

 Jam një vajzë 16 vjeçe, e lidhur. Unë e dua të dashurin tim dhe ai më thotë që më do. Shqetësimi im është se më kërkon marrëdhënie seksuale, por kam shumë frikë. Gjithashtu kam frikë se më lë, pasi kam një familje shumë të egër. Më jepni një këshillë. Sonila.

-Sonila, ti duhet të ndjekësh veten tënde. Ju nga sa shkruani kuptohet që nuk jeni gati për një intimitet të plotë. Është e drejtë juaj të vendosni se kur do të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet të influencoheni nga kërkesat e të tjerëve, qoftë ky edhe i dashuri juaj. Ajo duhet të ndodhë kur ta duash dhe kur të jesh gati ti vetë.

 A është e vërtetë që femra për të ngelur shtatzënë duhet të arrijë në orgazëm? A kanë lidhje këto të dyja me njëra-tjetrën?

-Jo, nuk ka asnjë lidhje midis këtyre dy akteve.

Zonja Suzi, jam një vajzë 19 vjeçe. Kur kryej marrëdhënie me të dashurin nuk ndiej kënaqësi, ai po. Mos ndoshta ngaqë e bëjmë rrallë? Unë ndiej akoma dhimbje si herën e parë. Vetëm disa herë e kemi bërë. Jona.

-Edhe ju vetë e keni kuptuar që ka të bëjë pikërisht me fillimin e marrëdhënies suaj. Ende te ju nuk janë fuqizuar ato shprehitë e të qenit dy, që është shumë e rëndësishme për një marrëdhënie intime. Mirë është të diskutoni, por ka shumë rëndësi se si hyn në intimitet, me frikë apo me kuriozitetin e zbulimit të vetes nëpërmjet tjetrit. Ky është dhe çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme.

Facebook Comments
Loading...