Ka thënë se është beqar, por Olsi Bylyku kapet mat me të dashurën brune!

Ai arriti të kthehej shumë shpejt në një prej aktorëve më të dashur për publikun. Ndërsa e nisi fillimisht karrierën në programin “Portokalli”, tashmë Olsi Bylyku është një nga moderatorët e “BE Coffee”.

Nga ana tjetër ai është shumë i rezervuar për të ndarë me ndjekësit detaje nga jeta e tij personale, madje është shprehur shpesh në skeçe se është beqar.

Por ai është fotografuar për herë të parë krah të dashurës, gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë”.

Fotot e publikuara nga “Panorama Plus” tregojnë aktorin e humorit të kapur për dore me një vajzë brune.

Çifti u shfaq i veshur me një stil “casual”, ndërkohë që nuk dihet asnjë detaj për vajzën “misterioze”./ iconstyle.al

Facebook Comments
Loading...