A ka pasur një lidhje me Arilenës dhe Florit? Flasin fansat e Arilenës

Arilena Ara është një ndër këngëtaret që ka spikatur që në moshë të re në skenat shqiptare dhe vazhdon të pushtojë skenat e muzikës. E kemi parë që nga “Gjeniu i Vogël”, “X Factor” dhe tashmë pjesë e skenave shumë më të mëdha në vendet e lindjes.

Në rubrikën tonë FanClub, sot kemi Endrin, Fjollën, Jurgen dhe Anjezën. Ata janë të gjithë mbështetës të Arilenës dhe menaxhojnë faqe në Instagram për të. Ja si i janë përgjigjur ata pyetjeve tona për këngëtaren e tyre të preferuar, Arilena Ara.

 Sa kohë keni që e ndiqni Arilenën?

Endri: Kam një vit e gjysmë që e ndjek Arilenën.

Fjolla: Që nga X Factor e kam ndjekur Arilenën.

Jurgen: Plot 4 vite.

Anjeza: Arilenën e kam ndjekur që në fillimet e karrierës së saj në X Factor, por që jam fanse e saj ka 2 vjet e pak.

Cila është kënga juaj e preferuar? Po më pak e preferuara?

Endri: Kënga ime e preferuar është Nëntori, ndërsa më pak të preferuar nuk kam.

Fjolla: Të gjitha i kam të preferuara.

Jurgen: Vegim është kënga më e preferuar. Më pak të preferuar dyshoj që mund të ketë.

Anjeza: Këngët e Arilenës më pëlqejnë të gjitha, por këngët që kanë bërë bumin janë Aeroplan dhe Nëntori. Më pak të preferuar nuk kam.

Në kohën kur ajo fitoi X Factor, u spekulua shumë se favorizohej nga producentet e spektaklit. Çfarë mendoni ju për këtë?

Endri: Mendoj se nuk është e vërtetë.

Fjolla: Jo vetëm nga producentët. Ajo e bëri gjithë publikun për vete me talentin dhe thjeshtësinë që ka.

Jurgen: Nuk është aspak e vërtetë. Talenti i saj e vërteton këtë gjë.

Anjeza: Arilena me zërin dhe vokalin e saj nuk ka nevojë të favorizohet nga asnjë producent. Ajo hyri dhe doli me fitore vetëm nëpërmjet zërit, punës dhe përkushtimit që kishte për këngën.

Mendoni se kënga Nëntori është më e bukur në versionin shqip apo anglisht? 

Endri: Kënga është më e bukur në versionin shqip.

Fjolla:  Mendoj se në shqip është më e bukur.

Jurgen: Patjetër që shqip.

Anjeza: Kënga Nëntori është e bukur edhe shqip, edhe anglisht. Mua më pëlqen më shumë në shqip se në këtë gjuhë e dëgjova për herë të parë dhe mbi të gjitha sepse kjo është gjuha jonë.

Pse mendoni se ajo zgjodhi vendet e lindjes për të zhvilluar më tepër karrierën e saj? 

Endri: Zgjodhi vendet e lindjes se ndoshta atje e njihnin më shumë.

Fjolla: Mendoj se është më e kërkuar andej, për këtë arsye.

Jurgen: Besoj se ka të bëjë fati në këtë rast. Atje u dëgjua më shumë se në vendet e perëndimit.

Anjeza: Zgjodhi vendet e lindjes, sepse aty mund të marrë më shumë famë dhe se aty pëlqehen më shumë këngët e saj.

Pas realizimit të këngës Nallane 3, u përfol se Arilena ishte në një lidhje romantike me Flori Mumajesin. Sa i vërtetë është ky lajm sipas jush? 

Endri: Arilena ka thënë se nuk është në një lidhje me Flori Mumajesin. Ata kanë vetëm një energji shumë të mirë mes tyre. Nallane 3 ka ardhur thjesht pas ata pinë një gotë vere së bashku.

Fjolla: Sipas mendimit tim, nuk është e vërtetë. Ata janë vetëm kolegë.

Jurgen: Jo, nuk është e vërtetë. Arilena e ka vërtetuar vetë këtë.

Anjeza: Sipas meje dhe me aq sa kam dëgjuar me Nallane 3 u realizua edhe dashuria e madhe mes Arilenës dhe Florit. Ky lajm është i vërtetë. Arilena ka pasur një lidhje me kantautorin e njohur, Flori Mumajesi.

Jurgen dhe Arilena Ara

Cila mendoni se do bejë performancën më të mirë në Kupën e Botës Rusi 2018, Era Istrefi apo Arilena Ara? 

Endri: Normale që do ta bëjë Arilena Ara.

Fjolla: Arilena Ara.

Jurgen: Era është shumë e mirë, por Arilena është unike.

Anjeza: Sigurisht që performancën më të bukur do e bëjë Arilena Ara. Ajo është unike, e thjeshtë, e bukur dhe mbi të gjitha origjinale. Për Era Istrefin nuk mund të flas shumë. Nuk më pëlqen.

Cila mendoni se është pika më e fortë e daljeve te saj në skenë, zëri apo performancat skenike? 

Endri: Mendoj se pika më e fortë e daljeve në skenë është zëri.

Fjolla: Të dyja.

Jurgen: Në rradhë të parë zëri, pastaj gjërat e tjera. Arilena ka edhe diçka të veçantë, i bën fansat shumë për vete.

Anjeza: Pika më e fortë e daljeve në skenë është padyshim zëri, sepse ajo kur këndon thërret çdo fans. Një këngëtar i mirë duhet ti ketë të dyja. Të performojë dhe të këndojë në mënyrë origjinale. Arilena i ka të dyja.

E keni takuar ndonjëherë Arilenën live? Çfarë përshtypje ju ka lënë? 

Endri: Jo, nuk e kam takuar asnjëherë.

Fjolla: Nuk e kam takuar asnjëherë. Shpreson që do vijë edhe ajo ditë.

Jurgen: Po, e kam takuar dy herë. Është shumë e mirë dhe bën shumë për fansat e saj.

Anjeza: Fatkeqsisht jo, por jam e sigurt që është me e bukur live.

A mendoni edhe ju se Arilena ka nisur të përfshihet në tendencën e ekspozimit te trupit për të tërhequr sa më shumë fansa? 

Endri: Jo, nuk jam aspak dakort.

Fjolla: Nuk mendoj. Fansat i tërheq me zërin dhe dashurinë që na fal.

Jurgen: Jo fare. Arma më e fortë e Arilenës është zëri dhe zotësia për të menaxhuar skenën.

Anjeza: Arilena është nga ato që paguan për të pasur fansa. Ne jemi të dashuruar me zërin dhe punën që ajo bën. Unë asnjëherë nuk e kam parë Arilenën të ekspozuar si disa X këngëtare.

Dhjetorin e vitit te kaluar, Arilena vendosi të merrte pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, por u tërhoq në momentin e fundit. Çfarë mendoni se ka ndodhur në të vërtetë? 

Endri:

Fjolla: Nuk e di.

Jurgen: Arilena nuk bëri asgjë publike. Se çfarë bënë mediat, puna është e tyre.

Anjeza: Nuk kam informacione për këtë pjesë.

Mendoni se performanca e Arilenës në Botërorin 2018 do ta zgjerojë edhe me tej performancën e saj? 

Endri:  Po, sigurisht.

Fjolla: Pse jo.

Jurgen: Edhe mundet, na ngelet të presim.

Anjeza: Arilena është duke punuar shumë që të arrijë famë jashtë Shqipërisë. Pse jo, botërori mund ti hapë më shumë rrugë karrierës së saj.

Mendoni se Arilena përshatet më mirë në këngët single apo bashkëpunime? 

Endri: Më mirë single.

Fjolla:  Të dyja edhe pse nuk ka shumë bashkëpunime.

Jurgen: Bashkëpunimet janë super, por te këngët single e mbyt fare.

Anjeza: Arilena si single, si në bashkëpunime është po ajo Arilena unike.

Dolën lajme se Arilena dhe DJ Sardi patën një lidhje, por u ndanë. Po këtë lajm, sa e besoni? 

Endri: Lajmi nuk është i vërtetë. Ata janë thjesht miq shumë të mirë me DJ Sardi-n.

Fjolla: Nuk e besoj as këtë lajm.

Jurgen: Ishin dhe janë akoma miq, me aq sa ka thënë Arilena nëpër intervista.

Anjeza: Arilena dhe DJ Sardi, se besoj. Për më shumë mund të pyesim vetë Arilenën.

Cili është mesazhi juaj per Arilenën? 

Endri: Vazhdo përpara zemër dhe mos u ndal kurrë. Ne do jemi gjithmonë me ty.

Fjolla: E dua më tepër se gjithçka dhe do e mbështes gjithmonë. Shpresoj që një ditë ta takoj.

Jurgen: Është koha e saj tashmë në muzikë. Suksesi që po shijon është plotësisht i merituar.

Anjeza: Arilena ti je idhulli im më i madh. Ti je unike, natyrale dhe je më e mira. Fansat e tu të duan shumë dhe të ndjekin në çdo hap të karrierës tënde. Ti thjesht puno sepse ne jemi me ty.

©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...