A ka mundësi të ngelem shtatëzanë 3 ditë para ciklit?

Zonja Suzi, jam një djalë 27 vjeç. Më duket se kam një problem, sa herë shkoj me të dashurën akti i parë nuk më zgjat më shumë se 15 sekonda penetrimi dhe prishem, ndërsa akti i dytë dhe i tretë më shkojnë 10-20 minuta. A është normale kjo, apo duhet të bëj ndonjë vizitë? Jani, Tiranë.

-Është më se normale. Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Jam një vajzë 22 vjeçe, i dashuri më kërkon të bëjmë seks dhe ta lërë brenda tri ditë para se të më vijë cikli. Të lutem më kthe përgjigje, a ka mundësi të ngelem shtatzënë?

-Kur marrëdhëniet kryen pa masa mbrojtëse gjithmonë ekziston rreziku i një shtatzënie. Megjithatë ajo që të bën përshtypje te mesazhi është fakti se ju lejoni t’ju diktojnë se çfarë do të bëhet me trupin tuaj. Jeni ju që duhet të vendosni se si do sillet partneri me trupin tuaj dhe po ju vendosni kushtet.

Facebook Comments
Loading...