H.P./ Jeta e natës në Tiranë – Nga rrëfimi i një vajze

 

Jeta e natës për këtë javë ishte e mbushur me më shumë  vente,  ku klasikeve të zakonshme “e premte”, “e shtunë” iu shtua dhe dita e enjte si rrjedhojë e festës së Shën Valentinit.  Vitet e fundit jeta e natës ka pësuar ndryshime rrënjësore duke u tjetërsuar totalisht. Mbrëmjet dinamike, ku fuqia e muzikës prodhonte atmosferë dhe festat zgjasnin deri në orët e para të mëngjesit, janë shndërruar në evente të organizuara për mbijetesë. Jemi mësuar tashmë që për  organizime të mëdha duhet një i ftuar që bën diferencën. E tillë ishte edhe kjo javë. Në një prej klubeve më të njohura në kryeqytet performoi një prej klasikëve të viteve ’90, duke ngjallur shumë kujtime për të gjithë të pranishmit mbi 25 vjeç, ku bëj pjesë edhe unë.

Pas takimit me parukieren, e cila kryen më së miri edhe rolin e priftit në lagje ku rrëfehemi të gjitha, duhej të prisja mesnatën për të dalë. Kjo nuk është një gjë e thjeshtë duke marrë parasysh se kisha vënë ekstenshion të flokëve dhe koka filloi të më dhimbte që në momentin e parë që u mbërthyen kapëset e vogla.  Zgjedh një prej fustaneve të zakonshme dhe takohem me gocat pranë hyrjes. Të gjitha janë veshur në kombinim me njëra-tjetrën, siç e kishim vendosur në Whatsapp. Ama secila ka të veçantën e saj. Tek e fundit, nuk mund të rrezikojmë që të na krahasojnë çunat me njëra- tjetrën.

Tavolina e zakonshme na pret. Andi na e ka ruajtur vendin strategjik si gjithmonë. Na vjen dhe një shishe për mos pritur kamerierin disa herë të vijë. Po ta pjesëtosh çmimin për katër veta që jemi ne, shishja nuk na bie edhe shumë shtrenjtë.

Nata nis në orën 2:00 kur del dhe zakonisht artisti. Kjo do të thotë se kam pritur minimalisht një orë e gjysmë në këmbë, majë takave, me fustanin tim të ngushtë. Kemi siguruar dy stola duke iu ngjitur Andit mbas shpine duke i shpjeguar se 4 goca e duan të paktën një vend për rrobat dhe një për t’u ulur. Atë stol e bëjmë të gjitha me radhë për t’u qetësuar pak. Dritat janë të ndezura të gjitha, pak ngjyra sa për të thyer të bardhën që nuk i lë asgjë imagjinatës.

DJ i “nxemjes” i mbledh mjetet e tij me shpejtësi të madhe, sa mendoj se përveç laptopit, nuk ka asgjë tjetër aty që e ndihmon për të prodhuar muzikë. Del më në fund ai artisti që na e nxiu këtë fundjavë si të gjithë të tjerët para tij. Dritat u ulën dhe të gjithë bërtitën. A thua e ka pasur njeri në mendje këtë grup përpara se të shikonin posterin në Facebook!

Nuk mungojnë as shotsat e zakonshëm nga meshkuj të cilët, duke mos pasur mundësi të fusin në lokal makinën e tyre luksoze që të bien më lehtë në sy, janë mjaftuar me zinxhirin tradicional të trashë floriri. Ndonjëri mbase është edhe djalë i sinqertë, ama me atë pamje që të ofron, vështirë se mund të kapë më shumë se ndonjë vajzë nevojtare që shikon vetëm atë zinxhirin e floririt dhe asgjë më tepër. Për të ardhur keq! Edhe unë flirtova me një ose dy nga këta të fortët. Vetëm shotsa për veten e tavolinën sigurova. Asnjë shishe me fishekzjarrë. Nuk ishte një mbrëmje shumë e frytshme, le të themi.

Me kalimin  e orëve dhe vështrimet e ndryshme që merr të duket vetja yll, ose më saktë, kështu të thonë. E pse të mos ndihem unë një yll? Këtë fustan nuk e vesh më te ky lokal pasi duhet të kem një reputacion. Nuk mund të jem thjesht ajo vajza që ka vetëm një rrobë në dollap. Kam investuar te vetja dhe e di shumë mirë se dalloj nga të tjerat në tavolinë dhe në tavolinat përreth meje. Qerasjet erdhën vetëm falë meje. I varem te krahu shoqes sime, e cila nuk e lëshon më atë stolin delikat. Ah moj budallaqe! Ngrihu një herë të qetësohem pak! Nuk dëgjon më asgjë ajo.

Fotografi kalon dhe ne përgatitemi për të dalë si yje, si shpirt, si bukuroshe në foto. Ama ai po vonon shumë te një tavolinë e përzierë meshkuj e femra. Çunat nuk duan të dalin në foto, vajzat nuk duan të dalin vetëm. Fotografi i shkretë pret në këmbë për të vendosur grupi se si do buzëqeshin, nga e majta apo nga e djathta. Pasi kanë vendosur në grup se cila foto duhet të fshihet e cila të ruhet, më në fund na vjen radha neve. Fotografi është ai që vjen gati çdo javë nëpër lokalet ku shkojmë ne. E njohim pak dhe ai na buzëqesh. E di ai që duam foto grupi, por edhe tek e tek. Mbase e gjejmë veten edhe online këtë javë.

Kur mbrëmja është drejt fundit, takat nisin të rëndohen, ndonëse për të ruajtur etikën nuk duhen hequr kurrë përpara se të arrish në shtëpi, jo se nuk ka nga ato e bëjnë. Me ty e kam, o goca me ato takat ortopedike bezhë! I ke edhe të rehatshme moj vajzë! Si mundesh të mos i mbash në këmbë deri sa të dalësh nga lokali të paktën? Tallemi me gocat duke imituar ato të shkretat që mezi po ecin drejt. Ç’a amatoresh!

Më në fund erdhi një orë e përshtatshme kur mund të largohemi nga lokali pa u dukur si gjyshe të dëshpëruara për gjumë. Epo kemi qenë në punë deri pasdite. Nuk kam faj unë që po fikem fare. Teksa mbledh çantën e rrobat, më afrohet ai djali i tavolinës ngjitur. Grupi që e shoqëronte nuk ishte më aty. Ai afrohet të më flasë, por nga muzika nuk dëgjoj asgjë. Ky më shoqëron deri te dera e lokalit ku po më presin vajzat.

Të gjitha kanë një pamje të paduruar pasi duan thjesht të marrin një taksi e të shkojnë në shtëpi. Epo, plani im ndryshoi paksa. Ky djalë po ofrohet të më shoqërojë mua në shtëpi. Zëri i arsyes më thotë të mos pranoj. Ai ka pirë po aq sa unë dhe nuk mundet absolutisht të ngasë një makinë në këto momente. Për më tepër, nuk harxhoi as një tremijëleksh për të më qerasur përpara se të më fliste. Investimi i tij ka qenë shumë i dobët.

Megjithatë duket si bukurosh, zinxhiri i tij i floririt tregon që është emigrant. Mbase nuk e di rregullin për të gjuajtur vajzat shqiptare. Pastaj pantallonat i ka mjaft të fryra. Xhiro me makinë duhet të përfshijë edhe ndonjë surprizë tjetër.

Makina e tij është mjaft e bukur. Më hap derën si zotëri i vërtetë. Dorën e mban sa te marshi, sa te kofsha ime. E dija që ishte ide e mirë mos të vishja geta sot. Ai e ngjit dorën akoma më sipër, por unë kam reputacion, ia heq dorën. Ai e kalon mbi gjoks dhe më ngacmon dekoltenë e fustanit. Si pa e kuptuar, ai ka dalë nga zona e populluar nga makina e taksi e ka kaluar në një rrugicë të errët. Ndalon diku dhe zbërthen pantallonat.

Ajo që mendova më përpara ishte e saktë. Ky djalë nuk zhgënjen. Më ndihmon të lëviz nga sedilja ime për t’i hipur sipër atij në sediljen e shoferit. Duart e tij pak të forta më shtrëngojnë vithet dhe më prekin kudo në trup. Brenda meje ndiej kënaqësi që kisha muaj që nuk e përjetoja kështu. Ai po kënaqet dhe këtë e tregon fare hapur. Pas pak, ai shfryn duke treguar që mbaroi. Nuk më puth, por me shumë mirësjellje më ndihmon të ulem në vendin tim.

Ora 5.30 më gjen duke hapur derën e shtëpisë. Jam e lodhur dhe e kënaqur disi me veten. Duke dalë sonte deri në këtë orë kam një tjetër motiv për t’u zgjuar vonë të dielën dhe për të justifikuar qëndrimin në shtëpi për Shën Valentin, ndonëse jam “single”. Epo, nuk mund të dal çdo natë të javës! ©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...