Jam një djalë 29 vjeç, përdor drogën. A jam i rrezikuar nga impotenca?

Unë jam një vajzë, sapo mbusha 20 vjeç. Jam e lidhur prej dy vitesh me një djalë dy vjet më të madh se unë. Problemi im është se ne kemi kryer marrëdhënie, por unë nuk ndiej kënaqësi. Më shumë ndiej kur më fut gishtin dhe më fërkon poshtë. Sa herë fut penisin në vaginë unë nxjerr një lëng. Të lutem më thoni çfarë të bëj. Si mund ta zgjidh këtë problem?

– Nga ajo që ju përshkruani gjithçka shkon normalisht me intimitetin tuaj. Lëngu që ju thoni është dukuri normale që i ndodh çdo femre gjatë eksitimit. Ju e thoni vetë që jeni në fillimet e marrëdhënies suaj, prandaj ju duhet ende kohë për arritjen e kënaqësisë.

Suzi, jam një djalë 28 vjeç. Unë nuk bëj dashuri shpesh dhe kur bëj, prishem shpejt. E dashura ime nuk ndihet mirë me mua kur bëj dashuri. Të lutem a ka ndonjë gjë serioze? Me respekt, A Tr.

– Jo, megjithatë ju duhet të mos hyni me frikë në intimitetin tuaj, por me kuriozitetin për ta shijuar dhe për të arritur atë që quhet komunikim qenie me qenie, e cila më pas çon edhe në kënaqësinë e madhe.

Jam një djalë 29 vjeç, dua të di për impotencën. Ka mundësi të ndodhë në moshën time? Kam filluar të përdor drogën dhe prej 1 muaji nuk arrij të bëj seks, nuk më ngrihet. Jam vizituar dhe më kanë thënë që nuk ka të bëjë me ndonjë proces psikik dhe se është pa shërim. Është e mundur kjo se po çmendem?

– Problemi juaj është i zgjidhshëm nëse do të lini drogën. Të gjithë përdoruesit e drogës kanë të tilla probleme. Është veti e drogave të përjashtojnë trupin dhe të prekin gjithë aktivitetet natyrore.

Suzi, jam një djalë 20 vjeç. Gjithmonë kur masturbohem me kap mesi dhe më dhemb shumë. Kjo gjë ndodh edhe kur bëj seks, por nuk është e njëjta dhembje. Si shpjegohet, mund të kem ndonjë problem? Çfarë më sugjeron?

– Njihen shqetësime të tilla gjatë këtyre proceseve. Si fillim duhet të përjashtoni ndonjë problem mjekësor. Nëse nuk ka ndonjë problem të tillë mund të jetë një problem psikologjik që është i lidhur me një shije jo cilësore për veten. Në masturbim dihet që njeriu është vetëm me veten dhe kjo nuk është e plotë dhe nuk të kënaq, pasi nuk ndërtohet kontakti me veten për të kaluar në një stad më të avancuar, siç ndodh në aktin seksual dysh. Në rastin e dytë, kemi të bëjmë me një kombinim jo në cilësinë e duhur, pra partneri nuk të transmeton ndjesinë përkatëse për të arritur te vetja në formën e rigjenerimit dhe të ripërtëritjes drejt një stadi më të avancuar.

Facebook Comments
Loading...