Jam një 24 vjeçar nga Laçi, më provokon nusja e shokut. Po më bën presion që nëse…

Mister X! Unë që po ju shkruaj jam një 24 vjeçar nga Laçi. Kam një problem shumë të madh,dhe po ju lutem që me zgjuarsinë tuaj të më ndihmoni sadopak. Kam një shok të martuar, kemi shkuar shumë mirë bashkë gjithë jetën tonë, mirëpo nusja e tij më provokon rëndë, më merr në telefon çdo ditë. Kur ndonjë ditë shkoj te shtëpia e shokut, bën veprime provokuese.Unë i kam thënë mos më shqetëso, ajo më thotë se nqs nuk më pranon do i them burrit se ti më ngacmon. Por unë kam frikë se shoku do të besojë nusen para meje, se me atë do kalojë jeten, dhe do të grindemi kot. Të lutem Mister X më thuaj si të veproj? M nga Laçi.

Përgjigje: Regjistrohet në bisedë telefonike ku gruaja e shokut të bën ftesa të paturpshme dhe ti tregohesh i përmbajtur. Pastaj i dërgohet gruas një CD me bisedën e regjistruar dhe i thuhet të mbyllë gojën kuckiste! (Ke vënë re si është qetësuar M..?)

Mister X! Një shoqja ime e ngushtë flet keq për mua lart e poshtë. E mora vesh vonë dhe nuk di si të sillem me të? Prindërit e mi e duan se është bërë si e shtëpisë. Kemi vite që jemi bashkë. Në fillim nuk besova ato që dëgjoja, por tashmë nuk kam asnjë dyshim se flet dhe shpif. Problemi im është se nuk di si të reagoj në këtë situatë budallaqe. Një ide e jotja do të më kursejë vuajtjen dhe mëdyshjen. Të falenderoj.

Përgjigje: Shumë e thjeshtë. Thirret ne takim shoqja dhe mbasi i behet një dush i mirë me argumenta i thuhet se miqësisë i vjen fundi dhe se ajo duhet të reflektojë jashtëzakonisht shumë përpara se ti tja ngrish buzëqeshjen në buzë…. (Tingëllon pak si Hitleriane kjo shprehje, nuk e di ku e kam dëgjuar…!)

I nderuar mister X! Jam 1 zonjë dhe kam 1 hall. Kam 4 fëmijë 2 të mijtë 2 të burrit. Vajza dhe djali i burrit janë 25 dhe 20 vjeç. Unë i gjeta 10 dhe 5 vjeç pa shtëpi, pa katandi; i rrita i shkollova se babai i tyre është dembel dhe pijanec.Tani janë në punë dhe nuk sjellin asnjë lek Djali loz kompjuter, vajza shikon për qejfet e saj; hanë nëpër lokale paçka se në shtëpi nuk kanë 1 karrige. Në familje sillen shumë keq. Betohem për gjënë më të shtrenjtë se i kam mbajtur më afër se 2 fëmijët e tjerë. Ju lutem më jepni 1 mendim apo këshillë si të isha motra juaj

Përgjigje: Nëse ti do ndërmerrje një veprim të ashpër do të merrje nofken (që edhe ashtu besoj e ke marrë- Njerka). I duhet bërë një presion i butë dhe i shtruar babait. Pastaj duhet bërë një deklaratë e shtruar në shtëpi kur të jenë të githë dhe tu thuhet se nga rroga e ardhshme të dy fëmijët e rritur dhet të dorëzojnë në shtëpi 50 mijë lekë të vjetra në muaj. Në përfundim ruhet një fytyrë e ashpër dhe sidomos e pandryshueshme.

Përshëndetje MISTER X Jam përsëri unë që më duket se jam bërë i bezdisshëm. Fiksimi im për atë Rozën e Grande Fratello sa vjen e shtohet bile më keq; një natë pashë në ëndërr sikur po bëja seks me të, në fakt kjo është dëshira më e madhe që kam! në çdo cast e mendoj dhe më duket sikur e kam pranë: a thua po torturoj veten kot apo nuk ka asgjë të keqe të shohësh në ëndërr e të mendosh për dikë që nuk ke për ta takuar kurrë?

Përgjigje: Për hattrin tënd i hodha edhe unë një sy Rozes. Jam zhgënjyer shumë me shijen tënde për femrat…..

Mister X! Ish I dashuri që kemi vite që jemi shkëputur më kërkon për kafe. Ai tani ka jetën e tij. Unë kam jetën time. Kemi kohë që nuk jemi parë. Çfarë të bëj? Si mashkull që je cila mund të jetë arsyeja e ftesës për kafe? 

Përgjigje: Jam i mendimit që pa brutalitet, por me seriozitet, të mos dalësh kurrë më për kafe me të. Arsyeja e ftesës është krejtësisht e parëndësishme!

Facebook Comments
Loading...