Jam 25 vjeç, mund të bëhem synet në këtë moshë?

Përshëndetje Suzi! Të lutem më thuaj, si t’ia bëj që nuk më del koka e penisit? E kam lëkurën rreth kokës shumë të ngushtë. Jam 25 vjeç dhe po kaloj në depresion. Akoma nuk kam kryer marrëdhënie se më vjen turp. Mund të bëhem synet në këtë moshë?

-Po, ju mund të bëheni synet edhe në këtë moshë. Megjithatë, për të marrë përgjigje të sakta për të gjitha pyetjet që keni, mund t’i drejtoheni një mjeku urolog.

 

Suzi, isha e lidhur me një çun që nuk e kisha qejf, prandaj ndenja 3 muaj dhe e lashë. Por tani që ai është lidhur me një tjetër jam mërzitur shumë dhe jam penduar që e lashë. Si t’ia bëj që të lidhem prapë me të se ai nuk do të më shohë me sy nga inati që e lashë?

-Problemi qëndron tek ju, që tjetri bëhet interesant kur e ka dikush tjetër dhe jo ti. Mirë do të ishte që t’i qëndroje vendimit të parë, që këtë histori e mbylle. Bota është e mbushur plot me njerëz shumë interesantë dhe është mirë që të njohësh dhe jo të harxhosh kohën me një histori që, tek e fundit, ka provuar më shumë inate dhe mllefe sesa kënaqësi, të paktën nga kjo që shkruan ti.

Facebook Comments
Loading...