Jam 17 vjeçe, e lidhur me një 30-vjeçar të martuar. Dua ta lë, por ai më kërcënon.

Mister X, ju lutem më ndihmoni! Jam një vajzë 17 vjeçe, e lidhur për herë të parë me një 30-vjeçar të martuar. Ai më do vërtet, e kuptoj sepse e tregon me vepra. Nuk më ka prekur akoma me dorë, e ka lënë në dorën time; jam e virgjër. E dua, por s’di si të veproj me të. Ta lë, kam frikë se më kërcënon se ka pushtet.  

Përgjigje: Po e le tani, edhe mund të shpëtosh. Po nuk e le tani, nuk do të shpëtosh. D.m.th, do e hash fort, shumë, gjithë jetën. Dhe nuk do të marrësh asgjë si shpërblim.

 

Mister X, jam një vajzë 30 vjeçe, më kanë propozuar për fejesë me një 40-vjeçar. Ai ka 18 vjet jashtë. Nuk e di a do të ndikojë diferenca e largësia që ne të shkojmë mirë bashkë. Fjori.

Përgjigje: Po të ishe ti 18 edhe mund ta mendoja dy herë përgjigjen, por ti je pikërisht në moshë kur një 40-vjeçar do të të duket zgjedhja më e mirë. Mos e bëj këtë pyetje dy herë se ta rrëmbyen!

Facebook Comments
Loading...