Jam 16 vjeç, por më janë fiksuar çunat e bukur dhe me makina të bukura. Çtë bëj?

Mister X, para ca muajsh u njoha me një vajzë. U takuam dhe kaluam një ditë shumë të bukur. Gjithçka ndryshoi pas një jave që u takuam. Filloi të largohej duke mos folur më dhe duke më thënë që mos ta shqetësoj më. Nuk e kuptoj pse e kërkon këtë gjë. Anonim të lutem.

Përgjigje: Duhet të shohim filxhanin e kafesë së saj. Me shumë gjasë në momentin që të ka njohur ka pasur një shkrepje në tru që, për fatin e saj të mirë dhe për fatin tënd të keq, nuk i ka zgjatur. Kaq.

 

Mister X, dua një këshillë nga ty. Ka rreth dy muaj që më janë fiksuar çunat e bukur dhe me makina të bukura. Por unë s’mund të lidhem me ta se janë më të mëdhenj në moshë. Unë jam 16 vjeçe. Çfarë të bëj?

Përgjigje: Lexo librin “Çufo dhe bubi kaçurrel”!

Facebook Comments
Loading...