Ja si është fundi ynë

Ne përfundojmë duke kuptuar se gjërat më të bukura në jetë nuk mund të zgjasin përgjithmonë.

Përfundojmë duke kuptuar se mbase ka një qëllim madhor të shkruar për ne në të ardhmen. Dështojmë të përqendrohemi tek e tashmja, sepse kemi mbetur të ngecur në të shkuarën.

Përfundojmë në kaq shumë helmime dhe gëzime madje mund t’i shijojmë të dyja njëkohësisht nga një “mirupafshim”, situata të cilat na bëjnë të gjunjëzohemi.

Përfundojmë duke kthyer kokën pas në të shkuarën, jo me mërzi, por me nostalgji që patëm diçka të bukur për aq sa zgjati.

Përfundojmë me kujtime dhe mësime dhe çdo gjë që mund të kemi përfituar prej tyre për të vazhduar më tej në rrugën tonë të jetës.

Duke e ditur shumë mirë se mësimi më i mirë nuk vjen nga dija e fituar nga librat, por nga njerëzit e tjerë.

Shkëmbejmë pjesë të vetes tonë me të tjerët duke pasur një rol të rëndësishëm në jetën e tyre. A ka ndjesi më të mirë sesa të diturit që kemi shërbyer si një mësim për dikë tjetër?

Kuptojmë se një pjesë e mirë e udhëtimit tonë të jetës janë njerëzit që na kanë shoqëruar në këtë rrugë të cilët na kanë ndihmuar të arrijmë në destinacione të reja.

Çdo njëri prej tyre na ka sjellë në jetën tonë diçka për të cilën kemi pasur nevojë. Nëse jemi me fat edhe ne mund të kemi shërbyer si një mësim në rrugën e tyre.

Duhet ta ndiejmë dhe kuptojmë këtë lidhje e cila nuk zbehet me një “mirupafshim” që na lëndon kaq shumë.

Përfundojmë me një ndjesi të hidhur dhe të ëmbël njëkohësisht, mirënjohës për këta njerëz që na kanë ndryshuar jetën. Njerëz që na mbushin sytë me lot ndërsa u pëshpëritim “faleminderit”.

Ne përfundojmë kështu sepse kështu duhet. Sepse mbase kemi marrë mësimet e mjaftueshme që duhet të merrnim dhe ka ardhur koha që të përfundojmë testin e jetës. Edhe nëse nuk ndihemi ende gati për këtë provim.

Përfundojmë me një dhimbje të lehtë në zemër, e cila na bën të kuptojmë se sa shumë i kemi vlerësuar gjërat që po i humbasim.

Por të humbësh nuk do të thotë të harrosh.

Lidhjet e jetës na lidhin gjithmonë me njëri- tjetrin, pavarësisht rrethanave.

Unë mendoj se fundet janë shumë të ngjashme me fillimet.

Ne përfundojmë njësoj sikurse fillojmë, pak të frikësuar, nervoz, të pasigurt rreth rrugës që na ndjek, por ende me më shumë besim se sa dyshim. Zgjedhim të rrezikojmë, edhe pse jemi të pavendosur. Zgjedhim shpresën mbi skepticizmin.

Ne i fillojmë gjërat duke e ditur se fundi mund të jetë shumë pranë, por gjithsesi rrezikojmë. Sepse nëse nuk hidhemi nga shkëmbi fiks në kohën kur duhet të hidhemi, nuk do ta kuptojmë dot kurrë nëse jemi të aftë të fluturojmë.

 

Facebook Comments
Loading...