Ja pse mund të sëmuremi nga veshja e këpucëve pa çorape

Veshja e këpucëve pa çorape është trendi, por nëpërmjet këtij fenomeni po vini shëndetin tuaj në rrezik serioz. Krejt pa pritur po shikojmë shumë njerëz që qarkullojnë pa corape dhe për këtë mund të fajësojmë modën e kyçit të zhveshur, modelet e reja të këpucëve, ose thjeshtë dembelizmin e njerëzve. Cilado qoftë arsyeja ky zakon i tmerrshëm duhet ndërprerë.

Veshja e këpucëve pa çorape jo vetëm që u jep këmbëve aromë të rëndë, por përsëritja e një fenomeni të tillë rregullisht gjithashtu rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të lëkurës si “këmba e atletit”.  Sipas kolegjit të Podiatrisë, kombinimi i djersës, materialit të këpucës si dhe mungesa e çorapeve janë një kombinim perfekt për zhvillimin e infeksionit fungal.

Që ta kuptoni më qartë: Këmbët tuaja djersijnë mesatarisht gjysëm gote uji në ditë. Po ashtu edhe nëse ju blini këpucë lëkurë që u mëndësojnë ajrosjen, të gjitha këpucët e kanë bazamentin me material sintetik, që nuk e lejon ajrosjen. Nëse këmba juaj nuk ajrosjet rrjedhimisht do të kemi prodhim lagështire, nxehtësi dhe bakteret do të zihen në grackë në këpucën tuaj.”- Raporton kolegji i podiatrisë për “Telegraph”.  Po ashtu edhe këpucët me majë dhe sheshkat mund tua vrasin këmbët duke shkaktuar kallo. Disa lloje të veçanta këpucësh mund të fërkohen në zona të veçanta të këmbës si thembra apo gishtat e këmbës duke shkaktuar rritje të thoit brenda mishit dhe dalja e kocit të këmbës.

Sigurisht që për ti kuptuar më mirë pasojat e këtj zakoni të keq nevojiten studime më të gjera rreth temës, por këshilla jonë është që më mirë të mbroheni tani, se sa më vonë kur pasojat të bëhen të qarta. Pastaj të mos harrojmë erën e keqe të këmbëve që është një arsye mjaftueshëm e madhe.

Nëse ju jeni i vendosur që të vazhdoni përdorimin e këpucëve pa çorape ekspertët sugjerojnë të lagni këmbët me antidjersë në mëngjes si dhe vendosjen e qeseve të thata të çajit gjatë gjithë natës brenda këpucës, në këtë mënyrë absorbohet lagështira e akumuluar në këpucë si dhe minimizohet era e keqe. Pas një dite pa çorape lajini dhe thajini këmbët përgjatë ditës dhe lërini këpucët pa përdorur për 48 orë që ato të thahen.

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së gazetapaloma.net

©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...