Ja cili është seriali më i ri i cili pritet të na mbajë mbërthyer pas ekranit shqiptar

Më datën 15 prill nis transmetimin një serial i ri, i cili pritet të na mbajë mbërthyer pas ekranit të “Top Channel”.

Seriali “Parajsa e zonjave” që është mbështetur në romanin “Parajsa” të Emil Zola, ka në fokus historinë e një vajze e cila quhet Tereza Lorio.

Kjo e fundit braktis vendlindjen e saj dhe shkon në Milano, aty ku punësohet në dyqanin “Parajsa e Zonjave”, dhe dashurohet me pronarin e saj.

Për të gjithë ata që mezi po presin ta shikojnë, seriali do të transmetohet nga e hëna në të premte në orën 16:00.

Facebook Comments
Loading...