Ja çfarë i ndodhi gruas aziatike nga lyerja e shpeshtë e flokëve

Ndryshimi i ngjyrës së flokëve është një formë e shprehjes së tenencave të modës. Disa njerëz preferojnë flokët e tyre me ngjyra të ndritshme e jo të zakonshme, ndërsa të tjerë preferojnë tone natyrale. Ka edhe nga ata që lyejnë  flokët e tyre për të fshehur thinjat.

Bukuria vjen gjithmonë me një çmim dhe një grua kineze e ka mësuar këtë duke e pësuar. Ajo ka lyer flokët e saj çdo muaj për 10 vjet pa u dhënë flokëve kohën të  “pushojnë” për t’u ripërtëritur. Ja çfarë i ndodhi asaj.

E njohur vetëm nga mbiemri i saj, Chen, 10 vjet më parë zbuloi se kishin nisur t’i shfaqeshin thinjat e para. Me shpresën e fshehjes së tyre për të mos u dukur e vjetër, Chen nisi të vizitojë sallonin e bukurisë çdo muaj, për 10 vite me radhë.

Vetëm dy muaj më parë, Chen filloi të ndjente disa probleme shëndetësore. Siç është raportuar, Chen ndjeu simptomat e para një mbrëmje, para se të flinte, por nuk u kushtoi atyre shumë rëndësi. Ishte bashkëshorti i saj i cili u alarmua kur pa gjendjen e saj. Ajo kishte mbajtje fryme dhe lodhje, si dhe lëkurë dhe sklerë të syve të zverdhur. Chen u dërgua menjëherë në spital.

Nga analizat laboratorike, u zbulua se Chen kishte nivel të lartë të bilirubinës në trupin e saj. Gruaja rezultoi me një dëmtim të mëlçisë të fazës së avancuar. Ajo nuk vuante nga asnjë sëmundje më parë.

Pas një hetimi të hollësishëm, mjekët zbuluan se dëmtimi i mëlçisë kishte ardhur si pasojë e përdorimit të bojërave kimike për flokët. E gjitha kjo ndodh për arsye se lëndët kimike metabolizohen në mëlçi dhe toksinat e jashtme të cilat ajo nuk i “përpunon” dot, e dëmtojnë atë rëndë.

Pas 20 ditësh trajtimi spitalor, gjendja e saj u përmirësua disi.

Në raste të lyerjes së flokëve, preferohet të përdoren bojëra me prejardhje bimore. Ndërkohë, ekspertët rekomandojnë që lyerja e flokëve duhet të bëhet në një interval gjashtë mujor, pasi kështu i jepet flokëve kohë për të shmangur dëmtimin e tyre si dhe minimizohet ekspozimin i  personit ndaj kimikateve të dëmshme.

Facebook Comments
Loading...