“Isha zgjuar por s’mund të flisja”, Armina tregon eksperiencën e tmerrshme që kaloi një natë më parë

Blogerja e njohur Armina Mevlani është tepër aktive në rrjete sociale, ku ndan herë pas here me ndjekësit edhe detaje nga jeta e saj private.

Ditën e djeshme, ajo tregoi për fansat se vuante nga ankthi, mirëpo s’ka vonuar shumë dhe blogerja ka ndarë një tjetër eksperiencë të keqe në Instastory-n e saj.

Mbrëmjen e kaluar ajo ka patur në paralizë gjumi, e cila duket se e ka trembur shumë.

Armina ka vendosur ta ndajë këtë eksperiencë me të gjithë ndjekësit e saj, për të marrë nga ata rrëfime për përjetime të ngjashme apo edhe këshilla.

“Dje kalova në paralizë gjumi. Ishte e tmerrshme, isha zgjuar por s’mund të flisja. E ka provuar dikush tjetër? Më shkruani në direct për të ndarë eksperiencat.”- shkruante ajo në postim.

Për ata që nuk e dinë, paraliza e gjumit është një ndjenjë e të qenit i vetëdijshëm, por i paaftë për të bërë lëvizje. Kjo ndodh në mes të fazave të gjumit dhe zgjimit.

Gjatë kalimit nga një fazë në tjetrën, mund të ndodhë të humbni aftësinë për të lëvizur ose folur për disa sekonda ose minuta. Gjithashtu mund të keni edhe haluçinacione gjatë kësaj kohe.

Megjithatë, paraliza e gjumit nuk është e dëmshme për trupin apo shëndetin.

Facebook Comments
Loading...