Historia prekëse! Vuan nga kanceri i gjirit, 34-vjeçarja tregon si i tha të birit për sëmundjen!

Jonilda një nënë 34-vjeçare që vijon të kurohet për kancerin e gjirit, ka treguar sot historinë prekëse kur mësoi se vuante nga sëmundja dhe si ia tha lajmin të birit.

E pranishme në forumin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, “Le të veprojmë së bashku për të mposhtur kancerin e gjirit”, Elona tregoi se ishte e bindur që ishte prekur nga kanceri por kishte një frikë të madhe për të shkuar në spital.

Ajo u shpreh se iu desh që djalin e saj të vogël ta çonte te vjehrra duke i thënë se gjirit të mamit i kishte rënë gripi dhe duhej të shërohej. Asaj iu desh plot një vit që të bindte veten për të kryer vizitën dhe fatmirësisht për të nuk ishte tepër vonë.

“Duhet te shkojmë tek mjeku, me patjetër, nëse e duam mjetën duhet të kontrollohemi. E kuptova një vit më përpara, e dija e ndjeja po frika më bërë që të shkoj një vit me vonesë. Edhe doktorit nuk i tregova i thash kam 6 muaj. Kur e zbulon frika është shumë shumë  e madhe. Duhet kontroll dhe duhet besim tek mjekët. Jam akoma me rreze, me eko. Mjekët i kemi shumë të mirë. Jam akoma në terapi por unë them që jam shëruar. Ndoshta vetëbesimi por unë kështu e ndjejë. ” ka thënë ndër të tjera Jonilda.

Elona ishte një tjetër femër shqiptare e cila tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit. Ajo bëri apel që të gjitha gratë duhet të bëjnë një kontroll në mënyrë që sëmundja të mos kapet shumë vonë.

” Para dy vitesh kisha tumor gjiri. Ishte shok psikologjik. Kam një histori të gjatë mjekësore. Kisha shumë frikë por është një diçka që mësohesh dhe e bën pjesë tënden. Ne e kemi patur si tabu këtë. Sot jam një e mbijetuar e lumtur. Nuk kam vënë kurrë paruke edhe kur nuk kisha flokë. sot ndjehem shumë e sigurtë falë punës së mjekëve.” ka thënë Elona.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka thënë se do të bëhet një program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç.

Duke theksuar rëndësinë që ka kontrolli periodik i gjirit për të parandaluar në kohë kancerin e gjirit, Manastirliu tha se falë investimeve në mamografi në të gjithë vendin kemi rritje të diagnostifikimit të hershëm.

/Report tv

Facebook Comments
Loading...