Do hiqnin dorë fanset nga Ledri Vula? Ai ka vese dhe nuk janë pak

Gjithëkush nga ne e njeh suksesin e Ledrit vitet e fundit. Çdo këngë e tij kthehet menjëherë në hit dhe bëhet refren në çdo lokal apo makinë.

Ne intervistuam disa të rinj rreth të shtatëmbëdhjetave dhe të gjithë tregonin shumë entuziasëm dhe simpati për Ledrin sikur ta njihnin që fëmijë.

Blerta, Medina dhe Ester janë tre nga fanset më të çmendura të Ledrit, të cilat dhe llogaritë e tyre në rrjete sociale i kanë plot me foto të Ledrit, madje i kanë hapur dhe me emrin e tij.

Ja se si i janë përgjigjur ato pyetjeve tona për simpatinë që ato kanë për Ledrin.

 

Sa kohë keni që e ndiqni Ledrin?

Blerta: Ledrin e ndjek prej shumë vitesh, por më rregullisht pas ndarjes nga grupi “Babastars”.

Medina: Disa këngë të tij i kam dëgjuar më parë, por rregullisht e ndjek pas rikthimit të tij me këngën “100 probleme.”

Ester: Kam rreth 4 vite që e ndjek rregullisht.

Cila është kënga juaj e preferuar?

Blerta: Këngët e Ledrit nuk mund t’i ndaj, por nëse më duhet të veçoj do të zgjidhja “U harrum”.

Medina: Të gjitha më pëlqejnë shumë, por mund të përzgjedh “A jena mirë.”

Ester: Do të zgjidhja “U harrum” se ka një domethënie të veçantë për mua.

 

Po bashkëpunimi më i mirë?

Blerta: Më pëlqen më shumë bashkëpunimi me Lumi B “Krejt shokt e mi”.

Medina: Me Era Istrefin, “Shumë pis”, më pëlqen shumë.

Ester: “Krejt shokt e mi” me Lumin dhe Gjikon.

 

Kur e keni dëgjuar për herë të parë Ledrin të këndojë “live”?

Blerta: Për herë të parë e kam dëgjuar vitin e kaluar dhe mund të them që ishte një moment shumë i bukur.

Medina: Ende nuk e kam dëgjuar “live”, por mezi po pres.

Ester: Para një viti.

Për cilin artist, qoftë edhe ndërkombëtar do të hiqnit dorë nga Ledri?

Blerta: Ledrin nuk e ndërroj me asnjë.

Medina: Për asnjë artist.

Ester: Për asnjë nuk do të hiqja dorë nga Ledri, pasi askush nuk e arrin perfeksionin e tij.

 

Me cilin artist do t’ju pëlqente të bashkëpunonte Ledri?

Blerta: Ka shumë artistë që do të më pëlqente t’i shihja në bashkëpunim me Ledrin, por mendoj se më shumë do të shkonte me Drake.

Medina: Drake, pasi është edhe i preferuari i tij, ndërsa nga artistët shqiptarë më pëlqen ta shoh me Dhurata Dorën.

Ester: Më pëlqen me Mc Kreshën ose Capital T.

Më mirë me Skillz apo vetëm?

Blerta: Për mendimin tim, Ledri është shumë më mirë vetëm në muzikë, pasi duket dhe nga suksesi që ka vitet e fundit.

Medina: Vetëm më pëlqen më shumë.

Ester: Më mirë vetëm sepse ka arritur më shumë sukses dhe mbi të gjitha ndihet më i lumtur dhe kjo është edhe ajo që dëshiron çdo fans i tij.

Çfarë ju pëlqen më shumë te Ledri?

Blerta: Së pari më pëlqen talenti i tij në muzikë, por edhe thjeshtësia e tij, me të cilën i bën edhe fansat për vete.

Medina: Dashuria që dhuron për të gjithë njerëzit.

Ester: Sigurisht që fiziku i tij dhe tekstet e këngëve.

Në një intervistë të fundit, e ëma e Ledrit tregon se ai është i çrregullt me punët e shtëpisë, është dembel, nuk di të gatuajë… Ç’mendoni ju për këtë?

Blerta: Mirë është që edhe djemtë t’i dinë punët e shtëpisë, por Ledri nuk ka shumë kohë për këtë. E meriton të jetë dembel në shtëpi.

Medina: Mendoj që do t’i mësojë.

Ester: Ai bën shumë punë të tjera, kështu që që ky problem pranohet.

Çfarë të përbashkët sheh mes vetes dhe Ledrit?

Blerta: Të them të drejtën nuk e kisha menduar këtë më parë, por mund të them që virtyti i thjeshtësisë më karakterizon edhe mua si Ledri.

Medina: Ledri i ngjan dajës dhe gjyshes, ashtu si edhe unë.

Ester: Flokët sepse i kemi të dendur.

 

Ledri ka studiuar për regji. Si mendon është më mirë, në muzikë apo regji?

Blerta: Tani për tani është shumë i mirë si këngëtar, por pas disa viteve do më pëlqente që ta shihja në regji.

Medina: Te të dyja do më pëlqente, por më shumë në muzikë.

Ester: Në regji është shumë i talentuar, por muzika mendoj se i shkon më shumë.

Cili është thashethem ju ka pëlqyer më pak për Ledrin?

Blerta:            Ashtu si thotë dhe Ledri, ai duhet të njihet për muzikën, jothashethemet. Nuk më pëlqejnë portalet që merren me jetën e tij private.

Medina: Kur ka dalë kënga “1 janari” dhe në klip ka dalë i vdekur nga varri, portalet nxorën menjëherë lajmin që ai kishte vdekur.

Ester: Ato thashetheme që nuk i pëlqejnë as Ledrit, mbi jetën e tij personale.

 

 Një mesazh për Ledrin?

Blerta: Faleminderit për punën e palodhur që bën për ne dhe që mundohesh gjithnjë të na bësh të lumtur. Shpresoj që edhe për shumë vite të tjera të jesh “on top” si tani. Ti për ne je gjithçka. Jemi shumë të lumtur që jetojmë në të njëjtën kohë me ty. Të uroj shumë suksese pasi je këngëtari më i mirë që ka Shqipëria.

Medina: Të falënderoj shumë që sjell muzikë aq të mirë për ne. Mos u ndal sepse ne Ledrizllat të duam shumë.

Ester: Vazhdo muzikën ashtu siç ti di ta bësh, por shprehe pak më tepër dashurinë që ke për ne fansat.

Facebook Comments
Loading...