H.P./ Shoqja i thotë burrit vëlla

Unë jam 21 vjeçe e martuar që prej tre vitesh. Falë Zotit martesa shkon shumë mirë. Madje presim edhe një beb. Problemi im qëndron që kur kam qenë në shkollë, të gjitha gocat që më janë afruar, janë afruar për interes….

Madje dhe shoqja ime e bankës që hiqej gjoja si motra ime, nga ana tjetër ma fuste duke më ngacmuar të dashurin (burrin që kam sot) dhe i thoshte fjalë nga më të ndryshmet!! Çdo gocë këtë zanat ka bërë dhe jam lënduar shumë herë sepse ato për mua ishin si motra!

Sot kam një shoqe këtu në lagje. Ajo vjen rri me mua gjithë ditën, më duket e sinqertë në fjalët dhe veprat pasi bën shumë për mua, por dhe burrin tim e ka shumë shok dhe shkojnë shumë e bëjnë shaka të ndyshme, madje ajo i thotë vëlla, por unë kam shumë frikë t’i besoj sepse s’kam pasur asnjë shoqe të sinqertë në jetën time !

Shpeshherë kur ata bëjnë shaka, unë bëhem shumë xheloze dhe nuk duroj dot dhe kur ikën ajo, unë zihem me burrin. Ai më betohet e stërbetohet që nuk ka asgjë dhe as që i shkon në mendje një gjë e tillë sepse e respekton si motër, dhe më thotë që nëse ajo do i thotë një fjalë, e para që do ta marr vesh jam unë.

E besoj burrin dhe dua ta besoj pasi midis nesh ka shumë dashuri, por nuk i zë dot besë asaj, sepse i shkruan shumë shpesh në face book sado që rri gjithë ditën me mua dhe llafoset dhe me burrin tim!! Nuk e di po më duket ndryshe në face book dhe ndryshe kur na takon. Noshta gaboj unë, ndoshta jam bërë paranojake, por kështu më duket!

Ju lutem më jepni një mendim a duhet t’i besoj unë kësaj goce? Mos vallë ajo s’ka faj dhe është xhelozia që më bën të dyshoj? ©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...