H.P./ Iku nga kjo botë bashkë me gjysmën time

Unë jam një vajzë 27 vjeçe dhe po ndaj me ju këtë histori që më ka ndodhur në jetë. Në moshën 19 vjeçe unë njoh një djalë nga jugu, djalë me të gjitha cilësitë që ne femrat ëndërrojmë ta kemi. Dhe mua më ra ky fat. Nejse. Pas 1 viti lidhje me A, vendosëm të martoheshim. Ai bëri një dasëm si në përrallë që dhe sot kur shoh dvd them Parajsa. U martuam. Jeta po shkonte për mrekulli. Në moshën 22 vjeçe ngela shtatëzënë me vajzën.

A e donte shumë vajzën, por gjithashtu dhe mua. Nuk ikte nga shtëpia pa na puthur të dyjave dhe kur vinte nga puna pa një dhuratë si mua dhe gocës nuk na linte. Zot thoshja faleminderit për këtë mrekulli që më ke falur. Ditët iknin dhe jeta me familjen time ishte akoma më e bukur, deri para 1 viti ku akoma nuk po e besoj që njeriu i jetës do ikte të takonte prindërit e tij në vendlindje.

Ajo ditë e mallkuar ku dhe koha po qante. A erdhi në orën 3 mbasdite. U vesh bukur. Unë sa herë që e shihja aq më shumë dashurohesha me të. U vesh si një princ një sharm i paparë sikur u bë kastile gati ku vdekja po ma merte përgjithnjë. O Zot edhe tani që shkruaj më dridhen duart. Nejse. Atë ditë na puthi të dyjave në ballë dhe na tha që pa ne, jeta për të nuk kish kuptim. Edhe unë i thashë që dhe për ne jeta pa të ishte bosh.

Iku buzagaz. Unë me gocën rrinim në shtëpi dhe shihnim televizion. Mbas darke vë në gjumë gocën dhe po hekurosja rrobat e tij. Po prisja të më merte po hiç. Mbaroj rrobat dhe kthej tv tek lajmet ku ç’të shoh? Po jepte lajmet për një aksident dhe kur shkruante inicialet e tij.

Më ra shtëpia mbi kokë. Bërtita me të madhe. O Zot eh u mblodh gjithë pallati. Nuk po kuptoja më gjë. Erdhi policia dhe më konfirmuan vdekjen e tij. Më ra të fikët dhe zgjohem pas 2 orësh kur pashë vajzën të shtrirë bashkë me mua. E mora në gji e shtrëngova fort dhe i thashë që “Princi jonë – se ashtu i flisnim – nuk ishte më në jetë”.

Vajza qante për mungesën e babait të saj. Kemi 1 vit ku ai na ka lënë, por ju them që një pjesë e imja ka ikur bashkë me të. Jetoj vetëm për gocën. Zot, o Zot, më lër jetë veç për gocën. gazetapaloma/

Facebook Comments
Loading...