Gruaja ishte mbyllur në ballkon nga fëmija, si i shpëtuan flakëve të zjarrit

Një ngjarje e rëndë u parandalua mesditën e sotme në Elbasan, pasi një banesë u përfshi nga flakët.

Mediat raportojnë se, nëna ishte mbyllur nga fëmija në ballkon, ku edhe ishte duke gatuar. Ndërkohë që në këto momente në kuzhinë mësohet se, kishte rënë zjarri.

Sipas raportimeve gruaja dhe fëmija u shpëtuan vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të zjarrfikësve.

Ngjarja u shënua pranë shkollës “Ali Agjahu”, ndërsa grupi hetimor por zbardh rrethanat e ngjarjes.

Facebook Comments
Loading...